Shqipëria me 6 teste për 10 mijë banorë: 'S’mund të fiket zjarri me sy mbyllur…'!

Shqipëria me 6 teste për 10 mijë banorë: 'S’mund të fiket zjarri me sy mbyllur…'!

10:12, 01/04/2020
A+ Aa A-

Nga Kastriot Islami

Drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference shtypi në 17 mars 2020 ka deklaruar se “s’mund të luftohet zjarri me sytë e mbyllura…”. Shqipëria deri në datën 31 mars kishte kryer gjithsej 1670 teste, pra vetëm 60 teste për 10 mijë banorë. Kjo është shifra më e ulët në rajon e madje nga më të ulëtat në botë. Prandaj të gjithë statistikat shqiptare për COVID-19 rezultojnë jo realiste dhe të dyshimta, me shumë gjasa ato janë të sajuara nga makineria e propagandës dhe të përhapura nga ekipi i klientelës. Prandaj menaxhimi i kësaj krize në Shqipëri me shumë gjasa bëhet jo vetëm me sy mbyllur, por edhe në terr të plotë.

Ky është turp sepse në realitet s’është ky kapaciteti njerëzor i vendit tonë. Ky përbën edhe një rrezik për jetën e personelit mjekësor të ndershëm e të angazhuar që meriton respektin për sakrificat e pashembullta. Kjo qeveria ka lënë vendin pas mekanizmin e menaxhimit të emergjencave, më konkretisht deri edhe “pa qen në emergjencën e tërmetit” kurse rezulton me numër minimal kitesh për testime, me numër qesharak aspiratorësh, dhe me spektaklin e show-n më të çuditshëm të “klounit mjekrosh” të duartrokitur nga shpura e tij klienteliste.  

    Franca e cila ka kryer deri më sot 12 mijë teste në ditë dhe deri në datën 24 mars ka kryer 101046 mijë teste ka vënë alarmin për numrin e ulët të testeve. Ndërkohë Gjermania kryen mbi 500 mijë teste në javë, kurse Koreja e Jugut, një nga vendet e suksesshme në menaxhimin e kësaj krize, ka kryer që nga fillimi i epidemisë rreth 400 mijë testime ose rreth 77 teste për 10 mijë banorë. Nga grafiku se Shqipëria është jo vetëm shumë e vonuar në kryerjen e testimeve masive por ajo ka kryer një numër tepër tepër të vogël testimesh.

    Ndërkohë që Islanda, vendi më i avancuar në kryerjen e testimeve ka kryer 256 testime për 10 mijë banorë, Shqipëria ka kryer vetëm 6 testime për 10 mijë banorë.

    Kjo situatë është rrjedhojë e kokëfortësisë prej injoranti të “menaxherit mjekrosh” që mesa duket detyron/frikëson edhe disa “ekspertë” pranë tij të sillen çuditërisht më mënyrë klienteliste duke mos i përplasur në fytyrë të vërtetën, nevojën imediate për testet masive.

    Jam i sigurt se pas disa ditësh ky “menaxher mashtrues” do të fillojë të mburret se idenë e testeve masive e kishte hedhur prej kohësh por kishte vendosur ta fillonte kur t’i tekej atij???!!!

    Kryerja e testeve masive i) ndihmon të menaxhohet më mirë kriza, ii) të parashikohet më mirë periudha kohore e zgjatjes së krizës, iii) të programohet më mirë momenti i pikut të krizës pdhe të shmanget kështu përmbytja e sistemit shëndetësor; iv) ndikon në mënyrë indirekte në uljen e vdekshmërisë duke e përgjysmuar atë; v) por testimi masiv e ritestimi i vazhdueshëm janë shumë të nevojshme edhe për të ndjekur imunizimin kolektiv pas kalimit të pikut të kësaj epidemie.

    Ka një rregull logjik, sa më shumë teste të kryhen aq më i ulët është shifra në përqindje e atyre që rezultojnë pozitive , por ndërkohë aq më pranë realiteti është numri i të infektuarëve dhe kjo ndihmon që “zjarri të me sytë hapur”pra sitiata të menaxhohet me profesionalizëm e efikasitet.

    Një gjë e tillë ka ndodhur në Gjermani dhe në Korenë e Jugut. Kurse në Francë fillimisht janë kryer testet vetëm për të zbuluar rastet e rënda apo për personelin mjekësor e të gjithë punonjësit e shërbimeve e të policisë, por sot Franca ka marrë vendimin për të kryer testimin masiv.  Të njëjtën gjë kanë programuar edhe SHBA dhe Anglia. Këtë gjë kanë filluar të bëjnë edhe vendet e rajonit. Vetëm Shqipëria qëndron e mbërthyer ne shifrën e 6 testimeve për 10 mijë banorë sepse kështu mendon “menaxheri injorant” se mund të mbajë nën kontroll statistikat e kësaj krize, ndërkohë që Shqipëria rezulton vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për frymë të popullsisë në rajon e madje në botë. Kjo është një statistikë diskretituese, sado të përpiqet ta maskojë “menaxheri mashtrues”…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco