Kosova 3 herë më shumë para se Shqipëria/ Basha: Qeveria të ndërpresë pagesat për tendera dhe koncesione

Kosova 3 herë më shumë para se Shqipëria/ Basha: Qeveria të ndërpresë pagesat për tendera dhe koncesione

22:11, 31/03/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë me dëshpërim se janë humbur tre javë që nga koha kur PD propozoi paketën ekonomike më 11 mars 'dhe akoma nuk kemi likuiditet, akoma nuk kemi para të injektuara tek shtresa të cilat po përballen tani në fund të muajit, me nevojat më bazike, për bukë, për ushqimet e shportës apo për domosdoshmëritë për të shlyer detyrime themelore që nuk do të çojnë në penalizime siç është energjia apo uji'

'Për fat të keq kemi humbur tre javë. Propozimi ynë për paketën ekonomike daton më 11 mars. Kemi humbur 3 javë të vlefshme dhe akoma nuk kemi likuiditet, akoma nuk kemi para të injektuara tek shtresa të cilat po përballen tani në fund të muajit, me nevojat më bazike, për bukë, për ushqimet e shportës apo për domosdoshmëritë për të shlyer detyrime themelore që nuk do të çojnë në penalizime siç është energjia apo uji. Kjo shkon absolutisht kundër prioritetit numër 1 që është mbrojtja e jetës, shëndetit dhe sigurisë së  qytetarëve.

Kjo do të thotë që buxheti për shëndetësinë, I cili ka pësuar një rritje prej 25 milionë eurosh pas propozimeve tona, duhet të mbështetet edhe më shumë. Për këtë nuk ka nevojë të shikojmë më tutje sesa Kosova. Duket qartë që kemi një disbalancë. Një vend me nje buxhet sa gjysma e Shqipërisë, me një popullsi sa 2/3 e Shqipërisë ka vendosur 3 herë më shumë para, 170 milionë euro për këto qëllime, ndërkohë që qeveria shqiptare ka vënë më pak se 65 milionë euro për të njëjtat qëllime. Pra qartësisht këtu ka një problem. Nga vjen problem?

Sepse akoma qeveria shqiptare vazhdon të autorizojë  pagesa në thesar vazhdon të paguajë, tendera, koncensione, vazhdon të bëjë tendera për gjëra totalisht të panevojshme në këtë kohë krize. Për beton, për rikonstruksion zyrash, për qeleshe të cilat tregojnë se këtu kemi të bëjmë të paktën me një amulli, të mos them me një grup njerëzish që do të përfitojë në kurriz të krizës.

Ndaj, thirrja ime është e qartë, është e përsëritur. Qeveria duhet të ndërpresë menjëherë çdo shpenzim jo esencial dhe të ridestinojë të gjitha paratë e shqiptarëve, të gjitha qindarkat e shqiptarëve me tre prioritetet e vetme të kësaj krize: Jeta dhe shëndeti, shtresat në nevojë dhe ekonomia shqiptare.'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco