'Ç'duhet ta lërë pa gjumë qeverinë'/ Basha: Duhet ndryshim radikal i kursit për të mbështetur sakrificën e qytetarëve

'Ç'duhet ta lërë pa gjumë qeverinë'/ Basha: Duhet ndryshim radikal i kursit për të mbështetur sakrificën e qytetarëve

22:05, 31/03/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për emisionin "Përballë" në RTSH, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është  shprehur se, financa e qytetarëve për të siguruar ushqimin duhet të lerë pa gjumë qeverinë.

Lideri i opozitës theksoi se, është e pakuptimshme që edhe Kosova të ketë një paketë tre herë më të madhe se Shqipëria.

"Me 1 prill, nesër, shumica e familjeve të cilat janë paralizuar ekonomikisht për shkak të këtyre masave nuk do të kenë të ardhura dhe ky është shqetësimi, brenga ime kryesore sot. Si do të mundemi t’i furnizojmë këto familje me mjaftueshëm likuiditet, para, financa për të siguruar ushqimin e tyre, për të siguruar përditshmërinë e tyre? Dhe kjo është diçka që duhet ta lërë pa gjumë qeverinë.

Ndaj insistoj në rradhë të parë të kemi një paketë realiste mbështetëse, sepse është e pakuptueshme që ne të kemi një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova! Si mund të kemi ne një paketë tre herë më të vogël se sa Kosova, kur ata e kanë buxhetin sa gjysma jonë?! A ka ndonjë shpjegim tjetër për këtë përveçse ngadalësisë, paaftësisë apo prioriteteve të gabuara? Sepse nga ana tjetër janë harxhuar 52 milion euro këto tre javë me shpenzime totalisht të panevojshme. Ka vend jo për përmirësim, por për një ndryshim radikal të kursit nga ana e qeverisë për të mbështetur sakrificën e qytetarëve", tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/03/2020 23:39

Duhet ndryshim radikal! Duhet revolucion total radikal! Vendin e ka mbytur qelbesirelleku! Vendin e ka mbytur COVID-RAMA, COVID-LALI PLEHU, COVID-RILINDJA! Duhet dezinfektim I THELLE DHE TOTAL i vendit nga cdo mbeturine e RILINDJES!

Shto koment

Denonco