Meta për pandeminë: Duhet të ketë më shumë testime për COVID 19

Meta për pandeminë: Duhet të ketë më shumë testime për COVID 19

21:42, 31/03/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë ekskluzive për emisionin "Tempora" në Rtv Ora mbi situatën e pandemisë së COVID 19 në vendin tonë, Kreu i Shtetit Ilir Meta kërkoi rritjen e testimeve për të pasur një panoramë më të qartë të situatës.
Ilir Meta:

Edhe Shqipëria është e prekur seriozisht derisa kemi një numër të konsiderueshëm të viktimave dhe të të prekurve pavarësisht nga niveli i testimeve që mund të kishin qenë dhe mund të jenë më të shumta për të pasur një panoramë më të qartë. Gjithçka është relative.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit, Meta tha se informacionet mbi situatën i merr nga burime të shumta qofshin këto zyrtare apo informale.

Ilir Meta: Informacioni vjen në burime të ndryshme, zyrtare, informale përmes shkresave, kontakteve të drejtëpërdrejta. Janë burime të ndryshme që na japin atë panoramë që na ndihmon të vlerësojmë cila është situata nga pikëpamja objektive dhe nevoja për përmirësimin e saj.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco