Meta: Riatdhesimi i shqiptarëve, disa vende kanë shfaqur pengesa burokratike

Meta: Riatdhesimi i shqiptarëve, disa vende kanë shfaqur pengesa burokratike

21:37, 31/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta është shprehur se shumë vende disa vende kanë shfaqur pengesa burokratike për kthimin e shqiptarëve.

Në një lidhje direkte më emisionin “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ai tha se ai ka qenë në kontakt me ambasadat tona dhe janë marra masa që këto procedura të përshpejtohen.

Ilir Meta: Ka qenë një ndër shqetësimet e mia kryesore me shtetasit që janë rezidentë në Shqipëri, por që situata i gjeti jashtë vendit. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadat tona dhe ishte një nga çështjet që unë shtrova në Këshillin e Sigurisë.

Janë marrë masa, po përpiqemi për hapa më të plotë dhe më të shpejtë, por kjo varet edhe nga procedurat e vendeve të tjera që nuk janë aq mirëkuptuese në mënyrën më pozitive, për të tejkaluar edhe disa burokraci. 
Përgjigja e shtetit shqiptar është në kushtet e mundësive aktuale, kuptohet që përqendrimi është që të rritej identifikimi i personave që dyshoheshin se ishin mbartës të këtij virusi të rrezikshëm. Ka qenë i vështirë identifikimi i personave që vinin nga jashtë.

Sigurisht që vend për të pasur reagime më të shpejta, por të mos harrojmë se janë 1.5 milion shqiptarë që janë jashtë Shqipërisë, dhe nëse të gjithë do të kishin dëshirë që të ktheheshin. 
Por nga disa vende të caktuara kemi pasur pengesa burokratike të paarsyeshme. Ndërkohë që përpjekjet tona do të vazhdojnë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco