Haradinaj në 'Çim Peka LIVE': Mbështes një qeveri të drejtuar nga LDK

Haradinaj në 'Çim Peka LIVE': Mbështes një qeveri të drejtuar nga LDK

21:08, 31/03/2020
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri TV, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën e vendit.

Sipas tij, tani nuk është periudha e duhur për të mbajtur zgjedhje, kjo për shkak të COVID-19.

"Kemi një qeveri të shkarkuar nga parlamenti e jo nga qeveria. Kemi një mocion nga partneri qeverisës dhe nuk është konsumuar i gjithë procesi sipas Kushtetutës për krijimin e qeverisë së re. I jepet shansi të parit, të dytit e nëse kjo nuk arrihet atëherë shkojmë në zgjedhje. Por tani nuk është koha për zgjedhje për shkak të pandemisë", u shpreh Haradinaj.

Ish-kryeministri deklaroi se do të mbështesë një qeveri të drejtuar nga LDK.

"Në momentin që LDK del nga qeveria atëherë nuk ka shumicë. Ne nuk kemi patur asnjë alternativë tjetër. Nuk kemi deklaruar kurrë që do të bëjmë qeveri me Vetëvendosjen. Po, me LDK kemi një afërsi që nga koalicioni me presidentin Rugova. Si do të veprojë LDK unë nuk e di. Është e udhës që LDK të ftojë Vetëvendosjen në qeveri. Por ka pak gjasa që të ndodhë. Unë i kam dhënë një premtim publik Kosovës që do të mbështesë një qeveri me LDK në krye, pa qenë anëtar i saj", u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, nuk është amorale një aleancë AAK-LDK. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dritani31/03/2020 21:41

Ramush, eshte fare e paudhes sepse ty populli i kosoves nuk te ka zgjidhur. Populli do LDK se i kujtohet Rugova, dhe vec per kete e ka votu. Duke ndihmu Isan, Thacin dhe Ramen ti demton kosoven dhe per kete duhet te mendohesh mire sepse eshte sakrifica jote dhe e familjes tende. Populli do LVV Ramush ti e di shume mire kete

Shto koment

Denonco