'Alo, Edi jam'/ Rama, qytetarit: Lekë në dorë s’ka! Jemi në luftë

'Alo, Edi jam'/ Rama, qytetarit: Lekë në dorë s’ka! Jemi në luftë

20:47, 31/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i vendit Edi Rama në një komunikim përmes Facebook-ut telefonoi live qytetarë nga cdo cep i vendit, për t’i ndihmuar në bazë të ankesave që kishin.

Por ndryshe nga disa të tjerë një qytetar nga Saranda i tha se ishte pa punë e pa bukë dhe donte leje të dilte malit.

Kryeministri i këshilloi të rrinte në shtëpi dhe se do ta ndihmonte “për të mbajtur frymën”, por i tha jo kërkesës së tij për “ndonjë lekë dore për dritat”.

Pjesë nga biseda e Ramës me qytetarin:

Rama: Kush i bie këtij telefoni? Alo…

Qytetari: Fatmiri jam, ti i re…

Rama: Edi jam unë, Edi Rama. Ke shkruajtur në portal për një leje për lëvizje, si është puna?

Qytetari: Po ndonjë leje për të dalë nga mali për ndonjë punë, se ngelëm brenda pa lekë e pa bukë…

Rama: O ca malesh o vëlla?! Rrini në shtëpi do ju ndihmojmë…nuk ke punë nëpër male… të peërqafoj…

Qytetari: Po mirë po rrimë në shtëpi, po ndonjë lekë dore për dritat…

Rama: Lekë në dorë s’ka do të ndihmojmë sa për të ekzistuar, për të mbajtur frymën

Më tej kryeministri sqaroi se: “Është e pamundur të hyj në diskutimin për dritat se është një mall që prodhohet dhe si i tillë paguhet. Më mirëkuptoni edhe mua kjo është një kohë lufte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco