Pas infermierit pompist, në Itali dërgojmë edhe dentistin për të luftuar COVID-19

Pas infermierit pompist, në Itali dërgojmë edhe dentistin për të luftuar COVID-19

18:39, 31/03/2020
A+ Aa A-

Historia e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët u dërguan pak ditë më parë nga Kryeminsitri Edi Rama në Itali vijon të mbulohet me dyshime nëse trupa në fjalë është e specializuar apo e aftë për të dhënë ndihmën në luftë ndaj koronavirusit.

Pas rastit të infermierit Qazim Ismaili, i cili rezulton sipas diplomës rezulton të jetë infermier, por që prej vitit 1993 kur thuhet se ai është diplomuar e deri ditën që shkoi në Itali ka kryer punë të rëndomta, krejt të repsketushme por që skanë lidhje me shëndetësinë, edhe një tjetër anëtar i stafit rezulton se nuk ka shumë lidhje me misonin për të cilin është dërguar.

Bëhet fjalë për mjekun Ermal Pashaj, i cili gjatë ditës së sotme zhvilloi edhe një bisedë via skype me Ministren e Orgerta Manastriliu dhe raportoi se ekipi i mjekëe shqiptarë ka nisur punën në Breshia.

Image

Por edhe ky raportim ka ngjallur dyshime, pasi SYRI TV, përmes një kontrollit të thjeshtë të zotit Pashaj në internet, rezulton se ky i fundit nuk është një mjek i specializuar për tu përballur me sëmundjet infektive, por është i specializuar ne stomatologji.

Konkretisht në CV-në e tij të postuar në faqjen e Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë thuhet:

"Diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare me 110 e shkëlqyeshëm, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë me 110 pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Specializant në repartin e Kirurgjisë Oro-Maxilo-Faciale pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.  Pedagog në lëndën dhe praktikat studentore në Patologjinë Orale dhe pjesë e departamentit të Kirurgjisë në Fakultetin e Mjeksisë pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Drejtor Teknik pranë Klinikës Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë”, nga 2010 në 2014 dhe nga 2016 e në vazhdim Mjek stomatolog në repartin e Kirurgjisë Orale pranë kësaj klinike Autor i publikimeve në nivel nacional..."

Duke e marrë të mirëqenë faktin se doktor Pashaj po punon ne seksionin spitalor për të cilin I raportoi ministres manastriliu, dhe duke parë diplomën e tij në stomatologji, në këtë pikë është vërtetët për tu shqetësuar nëse pacientët italianë të infketuar nga coronavirusi që trajtohen nga doktori shqiptarë janë duke marrë ndihmën e duhur apo jo. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi31/03/2020 19:50

Ca problemi ka? Do studioj nese vjen nga dhenbet virusi.

Shqiptari31/03/2020 19:20

EPO TE JEPET ME KONCENSION EDHE EKIPI I "30 MJEKEVE DHE INFERMJEREVE HERONJ", KY ESHTE KULMI!!!! GAZETARI BABARAMO I SHKROI RAMES: ATA JANE HERONJ DHE MOS I TRAJTO SI MERCENARE! POR E VERTETA ESHTE SE ATA FATKEQESISHT VERTETE PASKAN QENE MERCENARE TE PAGUAR KOT ME 3000 EURO PER 1 MUAJ TURIZEM COVID-19 NE ITALI DHE JO HERONJ! TURPI I BOTES! SI NUK BERI NJE VEPRIM KY SATRAP PA SKANDALE! I PASHKOLLI APO SHKOLLEPAKU I KUJTON TE GJITHE IDIOTE E TRUSHPELARE SI RILINDASIT QE TERHEQ NGA TURINJTE PREJ 7 VITESH!

Dritan Troshani31/03/2020 19:10

Dr. Ermalin Pashain e njoh personalisht..ai pervec stomatologjise eshte i dipllomuar dhe per mjeksi te pergjithshme ne universitetin katolik zoja e keshillit te mire..mendoj qe duhet te vlersoni guximin e gjith grupit per te shkuar ne frontin e pare per ti dhene ndihme me aq sa munden qytetareve italian ne veshtirsi..mos harroni qe ne itali punojne nga shume vite dhe shume mjeke shqiptare ku perfshihet dhe vellai e dy kushurinjte e mi(te tre te dipllomuar ne itali per mjeksi ) ..mendoj qe te gjithe bashke kush me shume e kush me pak po kthejme mbrapsht nje borxh te vjeter italise mike..qe na ka mbeshtetur gjithmone..pavarsisht bindjeve politike..sot te gjithe duhet te jemi te bashkuar..sepse dhe covidi nuk ben dallim ngjyrash kuq e blu

Arberi 31/03/2020 18:48

Ça keni ju ndoshta nga njonit që është me koronavirus i dhëmb dhëmballa ky ja shëron nuk shof ndonjë gjë shqetësuese. Po i boj një pyetje Rama dhe k... Manastirlliu a ka ndonjë vend dhe për mua dhe unë jam Doktor në Fakt kam mbaruar për ndërtim por e boj dhe Mjekun.

Shto koment

Denonco