'Nuk kemi ndryshuar qëndrim për koncesionin e dializës'/ Basha: Të anulohet vetëm nëse garantohet shërbimi për të sëmurët

'Nuk kemi ndryshuar qëndrim për koncesionin e dializës'/ Basha: Të anulohet vetëm nëse garantohet shërbimi për të sëmurët

16:47, 31/03/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Selia Blu, u shpreh se vazhdon të jetë i mendimit që konceisioni i dializës është korruptiv, por është kundër anulimit të tij në këtë moment. Basha shtoi ky konceision mund të anulohet vetëm në rast se garantohet shërbimi për të sëmurët.

Pyetje: Z. Basha, ju thoni se zgjidhja për të gjetur qeveria paratë dhe për t'ia transferuar popullit janë padyshim anullimi i koncensioneve, por nga ana tjetër thoni se koncensioni i dializës të mos preket. Ky koncension është marrë nga një kompani fantazëm dhe është shitur në nëj dorë tjetër. Ju e keni denoncuar këtë atëherë, pse keni ndryshuar qëndrim?
Lulzim Basha: Sepse kompania fantazëm dhe kompania tjetër do të vijë dita që do të përgjigjen dhe do të përgjigjen mirë. Por në qoftë se ne ndërpresim shërbimin e dializës, bëhet fjalë për qindra pacientë të cilët pastaj rrezikojnë vdekjen e sigurtë.  

Pyetje: A nuk kishte rrezik për pacientët, kur e denoncuat ju këtë koncesion? Ndikon ky qendrim i ndryshuar në konherencën tuaj si opozitë?
Lulzim Basha: Nuk ka asnjë ndryshim qendrimi. Koncesioni I dializës, në analizën tonë, është ërë me një kosto të paarsyeshme. Fakti i trasnferimit nga firma fillestare që e ka marrë, tregon për mungesë totale transparence. Ndaj e kemi futur në listën e koncesioneve që duhen anulluar, por shërbimi i dializës nuk duhet ndërprerë për asnjë çast.

Nëse sot, garantohet që shërbimi nuk ndërpritet, absolutisht le të anullohet edhe koncesioni i dializës, menjëherë. Nëse kjo është e pamundur, atëherë gjithçka që është përfituar në mënyrë të paligjshme, që është përfituar mbi kostot e arsyeshme duhet dhe do t’u rikthehet qytetarëve, njësoj si me koncesionet e tjera korruptive.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco