Koronavirusi/ Vetëkarantinohet Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj

Koronavirusi/ Vetëkarantinohet Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj

15:29, 31/03/2020
A+ Aa A-

Mësohet se ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar, duke zbatuar kështu protokollin e vendosur nga autoritetet për personat që vijnë nga jashtë.

Duke qenë se udhëtoi për në Itali, ku përcolli grupin me mjekë dhe infermierë shqiptarë që do të ndihmojnë atje në përballimin e krizës shëndetësore, A2 ka mësuar nga burime zyrtare se Cakaj, prej dy ditësh nuk është paraqitur në zyrë dhe po qëndron i izoluar.

Kësaj procedure në Shqipëri i nënshtrohen prej disa javës tashmë të gjithë personat që vijnë nga jashtë, pasi konsiderohet si periudhë inkubacioni për shfaqjen e koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco