Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Reagon ‘mjeku’ i dërguar nga Rama në Itali : Nuk e mohoj se kam 5 vite që punoj pompist

Reagon ‘mjeku’ i dërguar nga Rama në Itali : Nuk e mohoj se kam 5 vite që punoj pompist

14:17, 31/03/2020
A+ Aa A-

Pas publikimit të lajmit, se një prej personave të dërguar në Itali për të luftuar koronavirusin, ka qenë në fakt një pompist në karburant, kanë nisur reagimet në media të ndryshme,  ku thuhet se Qazim Ismaili është infermier i licensuar, që nga viti 1993.

Por vetë Ismaili, i kontaktuar nga Dosja.al, pranon se ka qenë pompist në një karburant, prej pesë vitesh. I kontaktuar përmes Whatsappit, Qazim Ismaili, pranon se ka punuar pompist për 5 vite pranë Karburant Kastratit në Vorë. Më herët, thotë ai, ka patur eksperienca pune si vullnetar në qendra private, por kurrë si infermier i licensuar, pasi siç tregon edhe vetë, licensën e ka marrë në vitin 2017.

“Nuk e mohoj që kam punuar pompist. Kam 5 vite pompist. Kam punuar edhe një kohë në spital. Në Itali kam punuar në shtëpi kurimi, (popullore), qëndra private. U ktheva në Shqipëri sepse kisha familjen. Kam punuar nëpër klinika private pa licensë, kam punuar si vullnetar. Urdhërin e infermierit e kam marrë në vitin 2017.”-tregon ai.

Qazim Ismaili është pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali. Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali./tpz/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arti31/03/2020 14:41

E pastaj pse duhet diskuruar?????

Shto koment

Denonco