'Tri të vërteta për kurbën e Kryeepidemiologut Edvin Kristaq Mashtrimi'

'Tri të vërteta për kurbën e Kryeepidemiologut Edvin Kristaq Mashtrimi'

13:53, 31/03/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Dje Edvin Kristaq Mashtrimi u paraqit në rolin e kreyepidemiologut të vendit apo rolin e ish-kunatës dr. Albana Fico, me të cilën sot, së bashku me ndrikull Hajni Maskën dhe ndonjë tjetër, mashtrojnë dhe manipulojnë të gjitha shifrat që japin për epideminë.

Kështu, Edvin Kristaq Mashtrimi, për të bërë krejtësisht të pabesueshme kurbën e rritjes së epidemisë të COVID-19 në Shqipëri, ia mori ish-kunatës nga dora dhe doli vet me të duke kënduar sukses të veçantë!

Nuk ka dyshim se kurba e Edvin Kristaq Mashtrimit është produkt i një mashtrimi dhe manipulimi të paskrupullt.

Duke thënë këtë, shtoj sa vijon:

1-Kurba me rritje të sheshtë dhe jo eksponenciale të epidemisë së COVID-19 është sot karakteristike për të paktën mbi 190 vende të botës dhe padyshim Shqipëria është njëra prej këtyre mbi 190 vendeve me kurbë jo eksponeciale, por të sheshtë, të rritjes së epidemisë. Për këtë ftoj të gjithë ju t’i hidhni një sy të dhënave të Ëorld meters coronavirus. https://www.google.com/url…

2- Kurbë të sheshtë dhe jo eksponenciale të epidemisë së COVID-19 kanë pa përjashtim sot të gjitha vendet e gadishullit tone. (shih po aty)

3-Në të gjitha vendet e Ballkanit vdekshmëria nga COVID-19 është mesatarisht dy herë më e ulët se sa në Shqipëri. (shih po aty)

Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin dhe falsifikimin për qëllime politike personale të statistikave të kësaj fatkeqesie të rëndë kombëtare nga Edvin Kristaq Mashtrimi dhe Ndrikull Hajni Maska me dy tre persona të tjerë që po i kushton vendit një humbje në jetë njerëzish dy herë më shumë se sa vendet e rajonit, vendet e Vishegradit e madje edhe se vendeve të tilla si Pakistani, Afganistani etj etj.

https://www.google.com/url…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/03/2020 15:26

HAHAHAHAHAAAAAAAA! SKANDAL PAS SKANDALI! MASHTRIM PAS MASHTRIMI! QEVERIA FAMILJARE! QEVERIA E KUNETERVE E KUNATAVE PERVERSE! QEVERIA E ISH BASHKESHORTEVE DHE ISH FESHKUJVE!!!!! QEVERIA E MASHTRUESVE! QEVERIA E MUTERVE! DERI KETU ARRITI EDI RAMA!!!!!!!!!!!! CFARE TALLJE IRONIKE ME FATKEQET ITALIANE!!!! SI NUK KA TURP IDIOTI DHE DERGON NE ITALI MJEKE FALLCO!!!!!! PASKA MBETUR ITALIA TA SHPETOJ QAZIMI I RAMES DHE I OGERTES!!!!!! RROFTE ESTRADA E BALLSHIT!!!!!!!!!! CFARE GALLATE NE KOHERA PANDEMIE!!!!! A KA TURP ME TE MADH???!!!!! A KA TALLJE ME TE MADHE ME QEVERINE ITALIANE!!! ME QE KARBURANTET E KASTRATIT NUK KANE SHUME PUNE TANI, POMPISTET E KARBURANTEVE RAMA PO I CON NE ITALI SI MJEKE KLIZMASH!!!!! SHYQYR O ZOT, QE RAMA NUK PO I CON KETA POMPISTET E KARBURANTEVE TEK SPITALI INFEKTIV!!!!!!!!!!!!! PSE NUK REAGON AMBASAD ITALIANE???? KY ESHTE TURP DHE TALLJE ME ITALINE! KJO ESHTE POSHTERSIA ME EKSTREME! SI NUK BERI KY STARAPI I SURRELIT NJE VEPRIM PA SKANDAL! SAPO BEN NJE XHEST "HUMAN", NUK KALON AS 2 DITE, MENJEHERE I DEL ERA MUTIT!!!!

Shto koment

Denonco