Rama dërgoi në Itali ... punëtorin e karburantit në Vorë

Rama dërgoi në Itali ... punëtorin e karburantit në Vorë

12:55, 31/03/2020
A+ Aa A-

Qazim Ismaili, njëri nga 30 “mjekët dhe infermierët” që u dërguan të shtunën në Itali në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit rezulton se është pompist.

Dosja.al ka zbuluar dhe verifikuar se Ismaili nuk ka asnjë eksperiencë në mjekësi. Burime të afërta me “mjekun”, i thanë Dosja.al se deri para disa ditëve ai vijonte të punonte si pompist në një pikë karburanti në Vorë, (në karburantin më të madh në mes të qytetit). 

“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha Ismaili, të cilin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e prezantuan si mjek.

E vetmja lidhje që Ismaili ka me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali u përshëndet nga i gjithë populli dhe autoritetet italiane. Pa dashur të fikim të parët “qirinjtë e tortës”, nisur nga rasti i Ismailit, por edhe nga deklarata e drejtorit të spitalit të Breshias i cili tha dje se ata ende nuk janë gati për punë, pa kaluar njëherë në testim, jemi ende kuriozë të dimë se cila do të jetë përgjigjia e autoriteteve shqiptare, kur italianët të shohin CV-në e Ismailit. Kushedi, ndoshta edhe në Breshia kanë nevojë për pompist…(dosja.al)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/03/2020 14:23

HAHAHAHAHAAAAAAAA! DERI KETU ARRITI EDI RAMA!!!!!!!!!!!! CFARE TALLJE IRONIKE ME FATKEQET ITALIANE!!!! PASKA MBETUR ITALIA TA SHPETOJ QAZIMI I RAMES DHE I OGERTES!!!!!! RROFTE ESTRADA E BALLSHIT!!!!!!!!!! CFARE GALLATE NE KOHERA PANDEMIE!!!!! A KA TURP ME TE MADH???!!!!! A KA TALLJE ME TE MADHE ME QEVERINE ITALIANE!!! ME QE KARBURANTET E KASTRATIT NUK KANE SHUME PUNE TANI, POMPISTET E KARBURANTEVE RAMA PO I CON NE ITALI SI MJEKE KLIZMASH!!!!! SHYQYR O ZOT, QE RAMA NUK PO I CON KETA POMPISTET E KARBURANTEVE TEK SPITALI INFEKTIV!!!!!!!!!!!!! PSE NUK REAGON AMBASADA ITALIANE???? KY ESHTE TURP DHE TALLJE ME ITALINE!

Shqiptari31/03/2020 13:53

Gjysma e atyre "30 mjekeve dhe infermjereve" jane Rilindas qe i ka cuar Rama per t'iu marre nga 2500 Euro nga 3000 qe do t'iu shkruhet. Rama te vjedh edhe leket qe te jep per te bere shurren!!!!! NUK BESOJ SE BOTA KA PER TE NJOHUR HAJDUT ME ORDINER SE RAMA! NE CDO QINDARKE QE HEDH AI MERR PJESEN E TIJ TE LUANIT!!!!! O ZOT I MADH! CFARE MONSTRE KE KRIJUAR PER NE SHQIPTARET!

Shto koment

Denonco