Basha: Në vend të trefishojnë paketën, hapin tender për blerje qeleshesh! Qeleshesh!

Basha: Në vend të trefishojnë paketën, hapin tender për blerje qeleshesh! Qeleshesh!

12:35, 31/03/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria që paketa e ndihmës sociale dhe ekonomike duhet së paku të trefishohet, që të arrijë në nivelin e qeverisë së Kosovës. Ai denoncoi një fakt sa qesharak dhe të tmerrshëm abuzimesh me fondet nga ana e qeverisë shqiptare, në një kohë kur vëmendja duhet të jetë tek mbështetja e qytetarëve.

“Kjo që po kërkojmë është e arsyeshme dhe e zbatueshme dhe prioritet i qartë është të anulohet çdo shpenzim tjetër. Mbrëmë, kemi parë diçka sa qesharake, aq dhe të tmerrshme. Një nga mediat online ka publikuar një tender të 9 marsit – të hapur më 6 mars të hënën dhe të mbyllur më 9 mars të premten – për blerje qeleshesh!!!

Qeleshesh!!!

Janë blerë qeleshe me një vlerë prej afro 2 milionë lekësh të vjetra!!!

Tregon mentalitetin, tregon gjendjen mendore totalisht të gabuar në këtë situatë. Do të thoni ju po çfarë janë dy milionë lekë?! Po janë të mjaftueshme, që të mos kemi si ajo nëna që dëgjuam në Vlorë që tha mbrëmë, kam pirë ujë me sheqer!”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku31/03/2020 14:57

I duhen Edvinit për ndonjë show të rradhës me disa malsorë.

Shto koment

Denonco