Basha: Duhen testime masive, koha për një paketë reale të mbështetjes sociale dhe ekonomike

Basha: Duhen testime masive, koha për një paketë reale të mbështetjes sociale dhe ekonomike

12:20, 31/03/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i bëri thirrje qeverisë sërish që pa asnjë vonesë t’i vijë në ndihmë çdo shqiptari me ushqim dhe kushte baze, me minimumin financiar, për të përballuar rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat ndodhen. Po ashtu, ai theksoi se mostestimi në masë do ta çonte kot tërë këtë sakrificë që po bëjnë qytetarët.

Gjatë një videokonferencë shtypi me gazetarët nga selia e PD lidhur me situatën e krijuar në vend prej pandemisë së koronavirusit, Basha theksoi se qytetarët dhe personeli shëndetësor po i prijnë pandemisë ndaj tani duhet të bëjnë detyrën edhe autoritetet shtetërore.

“Dua të falënderoj gjithsecilin prej jush për këtë sakrificë që janë duke bërë prej tre javësh. Për shqiptarët kjo është më e rëndë se për qytetarët e tjerë për shkak të vështirësive ekonomike, por dua t’u inkurajoj se me këtë nivel të lartë vetndërgjegjësimi dhe ne të gjithë do ta kalojmë këtë të keqe dhe do të shikojmë prapa me krenari që kemi shpëtuar jetë njerëzish.

E përfundoj me kërkesën që autoritetet t’i përgjigjen sakrificës së njerëzve, së mjekëve, së qindra mijëra sipërmarrësve, duke bërë të mundur përmes një pakete reale të mbështetjes sociale, për shëndetësinë dhe për ekonominë për kalimin me sukses të kësaj pandemie.

Në këtë pandemi prijnë qytetarët dhe personali shëndetësor e është koha që autoritete shtetërore të bëjnë detyrën e tyre.”/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco