Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Kavaja në këmbë për t'u dhuruar gjak fëmijëve talasemikë, Presidenti: E jashtëzakonshme!

Kavaja në këmbë për t'u dhuruar gjak fëmijëve talasemikë, Presidenti: E jashtëzakonshme!

11:51, 31/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk e ka reshtur misionin e tij edhe personal tashmë, për të nxitur dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë. Sidomos në këtë periudhë kur qytetarët janë vetizoluar për shkak të pandemisë së koronaviruit, mungesa e gjakut është bërë shumë e ndjeshme dhe të vegjlit e sëmurë po e ndiejnë këtë.

Ndaj, Presidenti Meta ka përshëndetur në mënyrë të veçantë aktin e madh të qytetarëve të Kavajës dhe zyrtarëve të kësaj bashkie që u u vunë  në radhë dhe dhuruan gjak në këto momente.

Meta shkruan në Fb:

“Mirënjohje Bashkisë Kavajë dhe qytetarëve të saj të mrekullueshëm, të cilët me zemër të madhe ju përgjigjën sot vullnetarisht apelit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Akti i tyre human dhe solidariteti në këto momente të vështira për mbarë shoqërinë tonë, është një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi.

Dhurimi i gjakut nuk lidhet me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia COVID-19, ndaj i inkurajoj të gjithë, në veçanti të rinjtë të udhëheqin dhe ta mbështesin vullnetarisht këtë kauzë humane.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco