Gënjeshtra e trashë që po u thotë Rama italianëve

Gënjeshtra e trashë që po u thotë Rama italianëve

10:30, 31/03/2020
A+ Aa A-

Pasi i ka zgjidhur problemet e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama po e kalon ditën duke dhënë intervista për median italiane. Kryeministri shqiptar ka dalë në median italiane brenda dy ditëve më shumë nga sa ka dalë vetë kryeministri italian në një muaj.

Kjo po e bën komplet qesharake dhe një operacion PR-i për dërgimin e disa mjekëve dhe infermierëve në Itali, të cilët nga ana tjetër as nuk mund të punojnë dot atje pasi kanë shkuar pa dokumente.

Megjithatë, bie në sy se në median italiane, Edi Rama po thotë një histori qesharake.

Ai tha në Rai3 se “Ne e nuhatëm shpejt rrezikun që po na afrohej dhe duke qëne se nuk jemi vend me kapacitete të mëdha, morëm menjëherë masa të forta. Pra vendosëm menjëherë autobusin para porte sic bënte Murinjo”.

Që është mjeshtër i gënjeshtrave, kjo dihet. Por në Shqipëri, në çdo dalje televizive, ai po detyrohet të japë shpjegime për një gjë të vetme: pse nuk mori masa më herët për situatën?

Në Itali ndodh e kundërta, u thotë që ka marrë masa i pari. Pikërisht njeriu që mbylli një shkollë e cila e parakaloi Ramën dhe qeverinë duke ndjerë rrezikun e situatës.

Në kohën kur çdo shqiptar po i kërkon llogari pse nuk i doli rrezikut përpara duke mbyllur kufijtë dhe karantinuar njerëzit, tani po na hiqet hero. Sigurisht hero në Itali, se këtu është qesharak sepse të gjithë e dinë të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Onkezmi03/04/2020 22:03

Kush e p....Italinë! Ai gënjen dhe të vdekurit e Hadhit ( varrit )

QYTETARI dt 31 Mars 202031/03/2020 11:14

Nuk është herë e parë që ky " karidhatoja ynë " gënjen tani edhe Italinë...duke e paraqitur veten si hero ,që valla e kapi situatën shpejt në Shqipëri. Kur dihet se si është e vërteta : kur në ITALINË fqinje po binin sirenat e alarmit në Shqipëri festoheshe në lokale dhe restorante festat e 7- 8 Marsit thua që Coronavirusi nuk kishte për të hyrë ndonjëherë në vënd. Dhe tani nga gabimi i madh që u bë kalohet në masa drastike Po sigurisht që do japin efektet e tyre.

t31/03/2020 10:49

Ketu njerezia do te shohe te rjepur

Shto koment

Denonco