'Alo, Edi jam'/ Rama: Kemi patur probleme me aplikacionin, policia të jetë mirëkuptuese

'Alo, Edi jam'/ Rama: Kemi patur probleme me aplikacionin, policia të jetë mirëkuptuese

20:19, 30/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vijon me telefonatat përmbrëmshme me qytetarët. 

Ditën e sotme, Rama kërkoi ndjesë teksa deklaroi se ka patur shumë telefonata të cilat kanë hasur edhe në problematikë pasi nuk kanë marrë përgjigje por kjo për shkak të linjave që nuk kanë punuar si duhet.

Sipas Ramës, derisa situata me portalin të normalizohet, policia të jetë mirëkuptuese dhe të mos aplikojë menjëherë masat që janë diktuar në aktin normativ të situatës së emergjencës.

“Të dhënat nga terreni i luftës po na japin të drejtë të gjithëve, ne që po rezistojmë, ashtu sikundër procesi i platformës ka sjellë një ndërveprim shumë intensiv. Kam mbajtur shënim rastet që iu mbani asistencë. Janë të panumërta rastet po unë po i risjell për të thënë se çfarë spektri mbulojmë. Kemi komunikuar me 16, 172 telefonata të cilat janë menaxhuar nga stafi ynë prej 200 personash. Kemi zgjidhur disa raste të cilat kanë patur nevojë për ndihmë në këtë situatë. Më lejoni tju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë patur probleme me aplikimin në e-albania por kanë ardhur si arsye e mos funksionimit të linjave. Policia e shtetit për momentin të jetë pak mirëkuptuese dhe e arsyeshme e të mos aplikojnë menjëherë masat”, tha ndër të tjera kryeministri.

Më tej, Rama shtoi se: "Çdo problem që keni me të drejtë do të zgjidhet. Janë zgjidhur problemet me paga e barrëlindjes që duhet të merret dhe nuk kishte kaluar ende në bankë, çështja u zgjidhje. Problemet më dërgimin  e pensionit në shtëpi apo shërbimet mjekësore, dërgimi i medikamenteve, çështjet e bonusit të qirasë për të prekurit nga tërmeti, asistime me pako ushqimore etj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco