'Të ndihmojmë gazetarët e operatorët'/ Basha: Rrezikohet mbyllja e dritareve informative dhe transparencës

'Të ndihmojmë gazetarët e operatorët'/ Basha: Rrezikohet mbyllja e dritareve informative dhe transparencës

18:59, 30/03/2020
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij për "Vizion Plus", kryetari i PD, Lulzim Basha, teksa komentoi situatën me COVID-19 në vend dhe rreziqet e saj në ekonomi nëse qeveria nuk ndërhyn, i bëri thirrje kësaj të fundit të mos mbajë jashtë skemës së ndihmës edhe mediat.

Sipas kreut të selisë blu, gazetarët dhe operatorët duhen ndihmuar pasi në të kundërt rrezikohet mbyllja e dritareve informative dhe transparencës,

Pjesa nga intervista:

Pyetje: Javën e kaluar Shqipëria mori një përgjigje pozitive për çështjen e negociatave. Nisur nga deklaratat dhe akuzat e shumta edhe në Itali sa i takon BE. Mendoni se Europa do të jetë e njëjtë pas COVID-19?

Lulzim Basha: Dua t'ju them se është një lajm i mire për shqiptarët dhe 15 detyra për qeverinë shqiptare të cilat duhet te kryhen dhe për këtë padiskutim na pret një punë e madhe. Por ajo qe është e rendesishme edhe një herë dhe qe dua të theksoj është se duhet t'i japim fund standardit se ndryshe flitet dhe ndryshe veprohet. Si filllim kemi vendosur këto masa te rrepta për qytetarët, u kërkojmë aplikimin online, ky aplikacion se sot nuk funksionon. Se dyti, duhet te ketë një kujdes edhe më te shtuar për moshat e rrezikuara, moshat e shtyra.  Së treti, duhet qe mjekët urgjentisht të testohen masivisht dhe duhet të ketë transparencë për testimet. Jemi i vetmi vend që s'ka transparencë për testimet, ndërkohë që numri i viktimave po rritet, numri i të infektuarve po rritet. Numri zyrtar që dimë ne, ndërkohë që numri i testimeve mbetet jashtëzakonisht i vogël në krahasim me vendet e tjera. 

Bomba ekonomike e kësaj krize nuk mund dhe nuk duhet të injorohet dhe në këtë drejtim duhet te veprohet me urgjencë. Nuk ka vend për hezitim as për biznesin e vogël, as për fermerët, as për punëmarrësit e mëdhenj, as për median. Sepse kam marrë informacion 48 orët e fundit që shumica e medias është detyruar të punojë tani me gjysëm kapaciteti, gjysma e punonjësve te medias janë dërguar ne shtepi pa paga dhe në raste të tjera ata qe mbahen aty mbahen me gjysëm page, në kohë lufte siç është kjo, ne kohë krize siç është kjo. Ua them me siguri qe informacionet që marrim janë që një një pjesë e madhe e mediave kanë shkurtuar përgjysem personelin apo edhe më shumë dhe kane shkurtuar pagat. 

Problemi qe vjen me këtë është nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët; mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize.  Kjo është ajo që dua të ngre. 

Nuk ka media që i ka shpëtuar kësaj. Thirrja ime është që media të mos jetë jashtë vemendjes dhe të ketë një mbështetje edhe për  to; në veçanti për punonjësit e medias, për gazetarët, për operatorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco