Zv/ministrja e Shëndetësisë: Masat e qeverisë po japin efekt! E kemi vetë në dorë përhapjen e COVID-19

Zv/ministrja e Shëndetësisë: Masat e qeverisë po japin efekt! E kemi vetë në dorë përhapjen e COVID-19

16:09, 30/03/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje Skype për Syri TV, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli është shprehur se falë marrjes së masave nga qeveria, numri i të infektuarve me COVID-19 nuk po njeh rritje drastike si në vendet e tjera.

Sipas saj, njerëzit e kanë vetë në dorë parandalimin e përhapjes duke mos dalë nga shtëpitë e tyre/

"Kurba nuk vjen në rritje të madhe dhe kjo falë efektit të masave të marra. Koha tregoi se ishin të duhura dhe të marra në kohën e duhur. Të shikojmë eksperiencën angleze, një sistem shëndetësor shumë i mirë, por ndoqi një politikë ndryshe nga Europa. Por më pas u detyrua ti marrë. 

A do të vazhdojnë të jenë të ulta?

Kjo është pyetjw që ia bëjmë vetes çdo ditë. Kemi patur raste të importuara si pasojë e njerëzve të ardhura nga jashtë. Marrja e masave ka pezulluar përhapjen e rasteve. Prandaj institojmë: rrini në shtëpi, mos dilni! E kanë në dorë vetë të mos marrin infeksionin. Po vazhduam të mbajmë këto masa, do të kemi shifra të kontrolluara. Në momentin që njerëzit vijnë nga jashtë të karantinohen. Të mos takojnë njeri, kryesisht të moshuarit", u shpreh zv/ministrja Rakacolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco