Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Infektimi i bluzave të bardha, Vokshi: Ministria e Shëndetësisë të shpërndajë mjetet mbrojtëse….

Infektimi i bluzave të bardha, Vokshi: Ministria e Shëndetësisë të shpërndajë mjetet mbrojtëse….

15:42, 30/03/2020
A+ Aa A-

Ish deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar me një postim në facebook pas lajmit se janë të infektuar me COVID -19 32 mjekë dhe infermierë.

“Kemi ngritur zërin cdo ditë, kemi kërkuar që prioriteti numër një i Qeverisë të ishte mbrojtja e stafit mjekësor. Por ende sot, ata gjenden të vetëm e të pambrojtur, pa veshje të përshtatshme, pa doreza, pa maska....”. shkruan Vokshi

Ja postimi i plotë:

Sot, Ministria e Shëndetësisë raportoi:

- 32 mjekë e infermierë janë prekur nga COVID-19,

Ose

- 14,3% e totalit të personave të prekur.

Kjo është përqindja më e lartë krahasuar me çdo vend tjetër, madje lë pas edhe Italinë e që e ka në nivelin 9%.

Jo vetëm kaq, por Ministria e Shëndetësisë, nuk tregoi as faktin që ndër 32 staf mjekësor, ka edhe kryeinfermiere pavionesh të cilat janë prekur duke punuar me përkushtim maksimal në vijën e parë të betejës ndaj këtij virusi. Të tjerë janë prekur me gjasa sepse maskat e skaduara jo vetëm nuk ishin mbrojtje për ta, përkundrazi ...

Kemi ngritur zërin cdo ditë, kemi kërkuar që prioriteti numër një i Qeverisë të ishte mbrojtja e stafit mjekësor. Por ende sot, ata gjenden të vetëm e të pambrojtur, pa veshje të përshtatshme, pa doreza, pa maska....

Është #Urgjente, është jetike, që Ministria e Shëndetësisë të shpërndajë mjetet mbrojtëse që mbërritën para disa ditësh në Rinas. Asnjë staf mjekësor ose mbështetës nuk duhet të shqetësohet si të mbrojë veten e tij ndaj COVID19.

#MbroStafinMjekësor
#MbroQytetarët
#MbroJetën

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco