Paloka-Ramës: Propagandë boshe, jepu përgjigje këtyre pyetjeve...

Paloka-Ramës: Propagandë boshe, jepu përgjigje këtyre pyetjeve...

14:15, 30/03/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Edi Paloka rrëzon propagandën e Ramës në lidhje me përballimin e krizës së pandemisë së koronavirusit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Paloka shkruan se “për turpin e tij, Rama nuk kursen asgjë dhe asnjë, duke përdorur kohën më të keqe për shqiptarët në funksion të axhendës së tij politike”.

Ja postimi i plotë:

Gjithçka në funksion të propagandës boshe, vetëm kryeministrin nuk e bën dot Edvini!

Për turpin e tij, Rama nuk kursen asgjë dhe asnjë, duke përdorur kohen më të keqe për shqiptarët në funksion të axhendës së tij politike.

Tani ka përfshirë në telenovelen e tij propagandistike dhe serinë ku qan hallet e shfaqet si shpëtimtar i Evropës...

Ka kaq kohë që njerzit e shqetesuar duan të dijnë, po Rama nuk u thotë shqiptarëve asgjë që ka të bëje me jetën dhe shendetin e tyre.

- Sa tamponë ka në dispozicion shëndetësia shqiptare për të testuar të dyshuarit me koronavirus?

- Si do ushqehen mijëra familje shqiptare që qeveria i ka përjashtuar nga pagesa?

Në vend që të merret me këto, në vend që të bëjë detyrën e tij si kryeminister i shqiptarëve, Rama ka gjetur momentin të shfaqet dhe një herë si “lider boteror” e për këtë po përdor grupin kurajoz të mjekëve dhe infermierëve që pranuan të japin ndihmen e tyre për Italinë fqinje, në vështirësi serioze.

Tani sipas skenarëve politikë të dalë boje të Ramës, shqiptarët në ditët në vijim do të vazhdojnë të dëgjojnë lajme për këtë “akt” historik e të padëgjuar, jo të mjekëve, po të liderit dhe “shpëtimtarit” të botës mbarë (mos harroni që pak ditë më parë akuzoi dhe Presidentin e SHBA se i “kishte hapur derën armikut”).

Një ditë Rama do të japë intervistë, një ditë tjetër do të përdorë mesazhet prekëse të mjekëve. Në skenar do të kete edhe lidhje direkte nga Italia me apo pa Bruno Vespen. Dikush ( nuk ka rendesi se kush) do propozoje qe Rames e jo mjekeve, ti jepet ndonje dekorate nga shteti italian  e te tjera skena qe nuk i kemi per here te pare. E gjitha kjo vetem qe nderkohe  te mos flitet per problemet dhe veshtiresite ku gjenden shumica e  qytetareve shqiptare .

Turp për këtë regjisor sharlatan qe nuk heq dot dorë nga veset e tij.

Turp që sot kur fshat digjet, kryeministri krihet.

Edi Rama duhet ta ndale menjehere kete shfaqje te turpshme. Te kthehet me kembe ne toke para se te jete vone per shendetin dhe ekonomine e familjeve shqiptare.

- T’u jape pergjigje njerezve ;sa testime bejme dhe per sa kohe kemi rezerva?

- Kush do ta marrë ndihmën financiare dhe kur?

- Kur do t'i mbyllë fasonet dhe call center?

Masat e marra në kohe sot shpetojne jetë dhe lehtësojnë krizën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Antirilindas30/03/2020 15:19

Turp edhe për opozitën që nuk pati bythë para një viti ta rrëzonte me dhunë.

Gladiator.30/03/2020 14:45

Ju vetem gllamisni.Ai sot vazhdon te jete krye minister fale pa aftesise tuaj. Ju e qelloni bam,ai ju kthehet bam bam bam. Ju nje akuze,ai 10 akuza. Jeni te gjithe njesoj dhe jeni klase politike e deshtuar. Qofte te majte,te djathte apo centrist jeni bastarde dhe pjelle e nje bushtre.

Shto koment

Denonco