Pandemia e COVID-19/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Solidarizim me popullin mik italian

Pandemia e COVID-19/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Solidarizim me popullin mik italian

12:56, 30/03/2020
A+ Aa A-

Pas situatës se rënduar në Itali pas epidemisë së koronavirusit Këshilli i Ambasadorëve shqipëtarë nëpërmjet një deklarate është solidarizuar me popullin Italian si dhe ka përshendetur vajtjen në Itali të mjekëve shqiptarë.

“KASH mbështet gjestin fisnik të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, të cilët do të përballen me këtë virus vdekjeprurës në qendrën e parhapjes së tij në Itali, në Lombardi”, thuhet në ragim.

Ja deklarata e plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë solidarizohet me popullin mik Italian në këto momente të vështira të Pandemisë COVID-19, nga e cila kanë humbur jetën shumë qytetarë Italianë dhe shpreh besimin për kapërcimin e këtij momenti të vështirë, jo vetëm për Italianë, por për të gjithë botën.

KASH mbështet gjestin fisnik të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, të cilët do të përballen me këtë virus vdekjeprurës në qendrën e parhapjes së tij në Itali, në Lombardi.

Mirënjohja dhe mbështetja e mikut është në ADN-në e Shqiptarëve. Miqësia midis dy popullit Shqiptar dhe popullit Italian ka rrënjë historike. Historia njeh mjaft raste të tilla të mbështetjes dhe ndihmës ndërmjet popujve tanë miq e fqinj. Shqiptarët nuk e harrojnë kurrë mbështetjen e Italisë në momentet më të vështira të vendit pas rrezimit të regjimit komunist, kur mijra shqiptarë e bënë Italinë shtëpinë e tyre.

Heroizmi dhe profesionalizmi i mjekëve tanë bën krenar çdo shqiptar. Ai është një shembull i shkëlqyer i vokacionit evropian të kombit shqiptar dhe përfaqësimit të vlerave më të mira mbi të cilat është ngritur projekti i Evropës së bashkuar.

KASH shpreson dhe beson se Bashkimi Evropian do të ngrihet në nivelin e vlerave për të cilat dhe mbi të cilat është krijuar, për të vënë në jetë të gjithë mekanizmat e duhur, në adresimin e përbashkët të kësaj sfide e kërcënimi global.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjen rastin të shprehë solidaritetin me Këshillin e Ambasadorëve Italianë dhe urimin për tejkalimin sa më parë të kësaj situate në Italinë fqinje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco