VIDEO/ Vendoset, ja ku do të shërbejnë 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë në Itali Grupi i nisur nga Shqipëria

VIDEO/ Vendoset, ja ku do të shërbejnë 10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë në Itali

12:52, 30/03/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se ekipi shqiptar i mjekëve dhe infermierëve që u nisën me mision në Itali, do të fillojë të punojë në spitalin e Breshias.

Manastirliu shkruan në Fb me konsiderata të larta për ta, duke i përmenduar emër për emër: "Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim jeni krenaria jonë.

10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në Itali", ka njoftuar ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco