Meta për mediat italiane: Periudhë e vështirë, por Europa ka kaluar 2 Luftëra Botërore

Meta për mediat italiane: Periudhë e vështirë, por Europa ka kaluar 2 Luftëra Botërore

20:13, 29/03/2020
A+ Aa A-

Bashkimi Europian po përjeton një periudhë të shënjuar nga ‘vështirësi të mëdha’, por në të kaluarën ka përjetuar periudha ‘shumë më të vështira’ sesa kjo aktuale me pandeminë Covid-19, përfshirë dy Luftëra Botërore’.

Këtë nënvizoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste për AdnKronos.

Vendi i Shqiponjave së fundmi ka marrë OK-in pë fillimin e negociatave të anëtarit në BE, nga Këshilli Europian, së bashku me Maqedoninë Veriore.

Tani BE-ja, përballë pandemisë, po përballet me tensione shumë të forta: ‘Unë e kuptoj keqardhjen - nënvizon Meta - dhe ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha’.

‘Por, më lejoni t'ju them - vazhdon ai - se Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar.

Është e domosdoshme që në projektin europian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë’, përfundon Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco