U kthye nga Italia, a do të vetëkarantinohet për 14 ditë Gent Cakaj?

U kthye nga Italia, a do të vetëkarantinohet për 14 ditë Gent Cakaj?

19:28, 29/03/2020
A+ Aa A-

Ministri I jashtëm Gent Cakaj shoqëroi ditën e djeshme drejt Italisë 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që do të ndiohmojnë shtetin fqinj në luftën kundër Koronavirusit.

Por teksa të gjithë ishin me maska mbrojtëse në fytyrë, “benjamini” I Ramës u pa I shkujdesur dhe pa asnjë masë parandaluese. Madje nuk respektonte as distance sociale.

Por ndryshe e priti homologu I tij Italian Luigi Di Maio, I cili ruante distancën dhe mbante gjatë gjithë kohës maskë.

Por pas disa orësh qëndrimi në Itali Cakaj u rikthye në Shqipëri, ku siç e tregon edhe fotoja e mëposhtme e Abc News, ka lënë aeroportin e Rinasit nga sektori VIP dhe nuk dihet nëse i është nënshtruar kontrolleve.

Por ligji është i njëjtë për të gjithë: 14 ditët e ardhshme Gent Cakaj duhet të vetëizolohet në shtëpi, në bindje të aktit normativ të qeverisë, i cili thotë:

“Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë:

b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19”.

Tashmë ministri i cili kurrë nuk u dekretua si i tillë, duhet të punojë nga shtëpia, ndërsa zyra e tij nuk shpjegoi pse ishte e domosdoshme që Cakaj të udhëtonte drejt Italisë, një nga vatrat më të rrezikshme të COVID-19. Në të kundërt, ai duhet të gjobitet, si çdo qytetar tjetër, me 5 mijë euro gjobë. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/03/2020 22:11

Po çfarë keni që merreni me atë lloj qënie pa shtyllë kurrizore, i fryrë si tullumbac. Kujt po i rruhet se çfarë do bëjë koqevari... në tëçkën e sëçkës vaftë!

Shto koment

Denonco