VIDEO/ 'Të sëmurët e të varfërit në mëshirë të fatit/ Qeveria të lerë propagandën'

VIDEO/ 'Të sëmurët e të varfërit në mëshirë të fatit/ Qeveria të lerë propagandën'

19:18, 29/03/2020
A+ Aa A-

Thirrjet e qytetarëve në nevojë për ndihmë në ushqime dhe jo vetëm kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me fyerje dhe tallje në daljet e tij publike.

Deklaratave të tij se, "shqiptarët nuk kanë vdekur asnjëherë nga uria", qytetarët i janë përgjigjur me zë dhe figurë në videot e tyre në rrjetet sociale dhe portale, por rasti i mëposhtëm që sjell ish deputetja demokrate Oriola Pampuri është me të vërtetë i dhimbshëm.

Ndaj, Pampuri i bën apel qeverisë të heqë dorë nga propaganda  dhe t'iu shkojhë në ndihmë familjeve në nevojë.

“Përtej fotove selektive me qese ndihmash, që ushqejnë propagandën dhe mashtrimet, realiteti i shumicës së familjeve në nevojë dhe të papunëve, është dëshpërues. Shikoni më poshtë me zë e figurë sesi të sëmurët dhe të varfërit janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë, pa asnjë përkrahje nga shteti”, shkruan Pampuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardian balla29/03/2020 20:18

Qeverrija te let llogjet errugeve por te ndaj ndima per popullsin qe punon sot e ha sot rezervat ijan mbaruar fakireve goja do perdit,

Shto koment

Denonco