Punonjësja e fasonerisë: Punojmë 300 vetë, flemë me frikën se jemi infektuar

Punonjësja e fasonerisë: Punojmë 300 vetë, flemë me frikën se jemi infektuar

16:55, 29/03/2020
A+ Aa A-

Edhe pse i gjithë vendi është futzr në shtetrrethim ku edhe për të bërë pazar duhet të marrësh më par leje te qeveria, shumë kompani fasone vazhdojnë punën normalisht duke vënë në rrezik kështu jetët e punonjësve të tyre dhe jo vetëm.

Denoncimin e rradhës e bën anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku.

“Tmerri i punonjësve nëpër fasoneri. Punëtorët në fasoneri nën kërcënimin e infektimit dhe bukës së gojës.

Është e pakuptimtë të mbash vendin në shtetrrethim kur detyron grumbullime të tilla.

Është kriminale të vendosesh baballarë në këtë pozitë, ose infektimin ose bukën e gojës.

Aktivitete të tilla fasone e të ngjashem duhet të mbyllen me urgjencë. Çdo masë karantinimi bëhet e kotë nëse vazhdohet me këte marrëzi...”, shkruan Çollaku.

Denoncimi:

Image

Image

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë një fakt të tillë, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë disa herë thirrje qeverisë të mbyllë fasoneritë, call centers dhe vendet e punës me përqendrim të lartë njerëzish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Une29/03/2020 21:07

Nuk i detyron njeri keto te vene ne pune se edhe un nusen puntore ne fasoneri e kam por se ka detyruar njeri te shkoje ne pune. Ven me deshire ne pune pastaj flasin dokrra. Hajt rrini ne shpi se u jep kreshniku rroge se mer 120000 leke ne muaj. Cao popull dele

Shto koment

Denonco