Ambasada e SHBA: Lajmi i mirë është që nuk po shohim rritje shpërthyese

Ambasada e SHBA: Lajmi i mirë është që nuk po shohim rritje shpërthyese

15:27, 29/03/2020

Ambasada amerikane reagoi me një deklaratë në lidhje me situatën në vendin tonë. Sipas tyre, ka një lajm të mirë, pasi nuk ka rritje shpërthyese të lajmeve. 

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të respektojnë masat e marra, pasi sipas saj, po japin rezultat në luftën kundër COVID-19.

DEKLARATA E AMBASADES SE SHBA

Ka qenë një javë e vështirë - por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore - por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist29/03/2020 17:20

Shqiptaret,presin me shume interes,por edhe me shume respekt, informacione dhe keshilla,per koronavirusin dhe pasojat e tij,vetemprej specialisteve te fushes se shendetesise.Edhe kryeministrin ,nuk e desherojne ta shohin e degjojne perdite neper televizionet,e jo me perfaqesite e huaja,te cilat kane detyra te tjera,qe jo vetem te mos i harrojne,por as edhe t'i ngaterrojne.

Shto koment

Denonco