Rama: Nuk do riatdhesojmë në masë! LISTA ËSHTË E MBYLLUR

Rama: Nuk do riatdhesojmë në masë! LISTA ËSHTË E MBYLLUR

12:46, 29/03/2020
A+ Aa A-

Nga Edi Rama

SQARIMI I FUNDIT për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, nuk e kanë e lexuar apo nuk duan ta kuptojnë, se NUK DO TË RIATDHESOJMË NË MASË BASHKËQYTETARË JASHTË KUFIJVE: 

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës!

Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe MISIONET TONA TË RIATDHESIMIT (kemi shpjeguar, rishpjeguar, stërshpjeguar) DO TË KTHEJNË NË ATDHE VETËM NJË NUMËR TË KUFIZUAR PERSONASH, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetare që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyrë të rënduar.

Prandaj e kam thënë, qysh në momentin e parë të lajmërimit të iniciativës sonë për t'i kthyer këta persona, se LISTA ËSHTË E MBYLLUR, me numër të saktë, por fatkeqësisht shumëkush nuk e ka dëgjuar dhe vazhdon të mos e dëgjojë, madje disa në vend që të dëgjojnë akuzojnë, shajnë e mallkojnë! Po s'ka problem për akuzat, sharjet e mallkimet, thjesht mos u mundoni më për të gjetur vend në avion, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e luftës! Më vjen tmerrsisht keq, po shpresoj në mirëkuptimin e secilit, ashtu sikundër uroj dhe besoj që të rikthyerit nuk do të luajnë me jetën e familjarëve e të të njohurve të tyre, po do të vetëkarantinohen strikt e s'do luajnë fare nga vendi.

Mbrëmë Lasgushi ka sjellë një grup të parë nga Italia dhe Policia e Shtetit do të publikojë emrat e tyre dhe të të gjithë atyre që do kthehen, sipas një praktike të dobishme të disa vendeve, në mënyrë që po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet! Ndjesë 1000 herë edhe për këtë, po ecuria deri këtu pozitive e luftës së madhe që po bëjmë, nuk mund të cënohet nga papërgjegjshmëria e askujt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

turp29/03/2020 16:53

c fare idiotsie, i thote kthehuni ju lejoj, ne radhe te pare sikur shqiperia te ishte prone e tij. te drejten per kthim nuk ja jep shqipetareve rama por nenshtetesia. 2. i kthen po nuk i karantinon per 14 dite, kur ata pa dashur mund te mbartin semundje edhe pa e ditur. atehere pse i thote shqipetareve qe jetojne ne shqiperi karantinohuni? shifrat jane me te ulta ne shqiperi sesa ne itali p.sh. 3. c fare falje "por"? nese kerkon falje mos thuaj "por", mos shpjego dhe sidomos mos perdor metodat naziste te frikes "jemi ne lufjte". kjo i ngjan hitlerit apo milloshevicit kur thoshte " po i vrasim se jemi ne lufte" ndryshe nuk do i vritnim, perdorimi i flajes "lufte"lejon c do akt (!?)4. boll me sa pozitiv eshte ecuria , per 10 dite shiffrat kane explozuar jane dyfishuar si oer te vdekurit edhe per te infektuarit. 4. ndiq keshillat e OBSh dhe 'testo' 5. mos i fol shqipetareve si plehra se nuk ta ka per borxh njeri. 6 mos harro ti ishe qe u the njerezve " mos me lidhni me nje grip nga incili 98 % dalin te sheruar". 7 mos perfito nga situata dhe tu ndalosh shqiptareve te kthehen ne token e tyre vetem qe te tregosh ti nje supremaci dhe superioritet , de kjo eshte ne mendjen tende asnjeri nuk te sheh si superior... nuk te shn njeri mos ki merak se nuk e ul njeri veten ne ate pike

Messi 29/03/2020 14:38

Ky kryeminister bastard, ka vetem nje moto, kujdes jo , reklame po!

Shqiptari29/03/2020 13:48

Hahahaha! Te mjeret shqiptare qe i hane menjehere mashtrimet propagandistike te Djallit te Surrelit. Ka 7 vjet qe vetem vjedh, grabit e mashtron, ka 7 vjet qe ben vetem propagande, shplarje truri dhe show! Njesoj si diktatori Enver Hoxha qe bente cdo vit vetem nga 1 shembull te zemergjeresise se partise, te jetes se shqiptareve ne "kopshtin e lulezuar" e te rrethuar me armiq, nje pensionist qe nuk largohej nga puna e i sherbente partise deri ne vdekje, nje kooperativist punetor, i lumtur e idealist zhytur ne balte per partine, nje shofer pararoje, nje punetor, e plot mashtrime te misheruara neper filma, dokumentare, artikuj gazetash, teatro, ekstrada, shfaqje ku te gjithe shqiptaret nen udheheqjen e Enver Hoxhes e PPSH ishin me te lumturit ne bote, jetonin me mire se kushdo popull ne bote, me te mençurit e me punetoret ne bote!!!! Shplarje truri! Ja tek e keni perseri sot Enver Hoxhen e Surrelit. Doli nga apoterosi dhe tani po skerrmit dhembet e bere cope nga kokaina. Doli nga karantina e Surrelit e po tmerron njerezit si gogoli rrugeve! Dje tha do te kthehen te gjithe ata shqiptare qe kane mbetur rrugeve, sot tha: aty rrini, vende ne avione s'ka! Ja mashtruesi po vazhdon!

Askushi29/03/2020 13:34

Ti je nje horre, ti je nje rrugac, ti je nje perbindesh, ti je nje moster, ti je mallkimi i ketij populli. Ne te gjithe boten, shtetet po riatdhesojne bashkombasit e tyre, ndersa ti ju thua te rrine atje ku jane. Po si munde te rri nje student kur i mbarone kontrata e qeras se konviktit? Tani edhe kur shkon te marri nje ambjent me qera, nuk ja japin nga ffika e COVID 19. Dhe ata po mbeten rrugeve, o horre bire...,

Kot fare29/03/2020 13:31

Ketij idioti, edhe kur i vjen keq, e ka edhe nje tmerrsisht nga prapa... E ka zene tmerri plehun.. Sa per njerezit qe po vdesin ne raporte mjaft me te larta se numrat e te infektuarve, shpjegimi eshte i thjeshte... Keta, po I lene njerezit ne shtepi te semure pa asnje mjekim, deri ne piken e moskthimit.. Kur i cojne ne spiral eshte teper vone. Intubimi eshte pothuajse joefektiv. Prandaj Piperot me shoke te lene daljet dhe thirrjet per mosdalje nga shtepia, se kete po e bejme vete, dhe te perpiqen te bejne punen e tyre, qe eshte "testoni, testoni,testoni". Deri tashti, mjekesia jone ka treguar qe eshte pertoke me te gjitha ...

Shto koment

Denonco