'Pas Rusisë edhe Shqipëria'/ Çfarë fsheh propaganda me mjekët për Italinë

'Pas Rusisë edhe Shqipëria'/ Çfarë fsheh propaganda me mjekët për Italinë

23:01, 28/03/2020
A+ Aa A-

Kur kryeministri Edi Rama u shfaq në aeroport me disa mjekë në sfond, me kostume kundër kontaminimit, u kuptua se gjithçka ishte inskenuar me kujdes për të bërë propagandë edhe në këto ditë të vështira.

Nuk ka dyshim se çdo shqiptar ia do të mirën Italisë dhe do donte me shpirt që ajo do ringrihej sa më shpejt.

Natyrisht kjo është një kohë kur mjekët dhe infermierët janë të nevojshëm në vend, së pari sepse vetë qeveria ka shpallur emergjencën dhe kërkon vullnetarë, por edhe sepse siç tregonte një statistikë e para pak ditëve, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në Europë sepse kjo qeveri i ka degdisur nëpër botë.

Dikush u tall dhe tha se mjekët më në fund paskan veshur kostumet mbrojtëse që erdhën nga Turqia.

Por për të zbuluar propagandën qeveritare u kujdes ai i zakonshmi, Erion Veliaj.

Në një postim ai shkroi se pas Kinës dhe Rusisë, edhe Shqipëria po jep ndihmesën e saj. Ai e fshiu postimin, por la gjurmën që tregon delirin e kësaj qeverisje, e cila e mendon veten si fanar ndriçues në botë.

Po, është e vërtetë se Rusia ka ndihmuar Italinë, por gazeta La Stampa shkruante se ato ndihma ishin të pavlera për situatën.

Kurse gazeta BILD shkruante se qëllimi i Rusisë është vetëm të valëvisë flamurin e saj për propagandë nëpër Itali.

Sigurisht ka shumë mënyra edhe për ta ndihmuar Italinë dhe për të qenë të sinqertë me vuajtjen e saj.

Por kjo mënyrë me kaq shumë show dhe propagandë është tallje me ta.

Se me shqiptarët po tallen përditë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eri_elb31/03/2020 09:30

Tani gjesti eshte per tu lavderuar jo edi po kushdo do ta bente per italine.Tjerat jane propogande nga kamera 1 mp deri te di maio.....1gabim beri edi jo si vendet e tjera qe u mbyllen tha,,,po kto vendet e tjera qe u mbyllen te dhane ty 1mld euro...na duhen mjeke dhe materiale ti solli turqia qe te besh ti qoka me atyre qe ja ke borxh nderin...pak paradoks duket por si veprim duhej bere jo 30 mjeke por 300 duhet te kishte cuar ose duhet te coje nqs ne shqiperi sdo kemi me raste...anyway.......

Air Albania29/03/2020 14:29

Shikoni videon e realizuar nga fjalimi I Rames. Me një kamera të vjetër format I vjetër. Edhe thote: jemi të varfër po s'harrojme. Kujtoni tavolinën e KM me mbi 30mije euro kamera Kujtoni tenderat e bashkisë me mbi 250mije euro kamera cilësia e fundit. Sa për postimin: ska vënë ramen ai. Prandaj e ka fshi sepse duket se i nisi vetë lalPlehu

Nardi29/03/2020 12:56

Nuk e kuptoj, pse te maresh shembull nga Russia apo Kina, qenka nje gje e gabuar? Kujtoni se jetojme ne nje ekonomi globale. Apo blerjet i bejme online nga Kina dhe vazhdojme te tregojme sa hipokrit jemi. Sepse nese ke nje mall qe te ka ardhur nga Kina dhe shkruan kete artikull, mbas ketij shkrimi duhet te kishte dale lajmi se autori ka vrare veten. Pikerisht sepse nuk duron te perdore mallra dhe objekte te prodhuara ne Kine.

Daj Jaku29/03/2020 12:23

Mbas rrënimit të USA dhe BE, u ngritên tre superfuqirë të rinj. Putin, Jingping, Edvin. Lum si piplli që i ka! Kjo propagandë vjellëndjellse i shërben vetëm për të shtërnguar rradhët e koqeve e loqeve nostalgjikë që shohin Edvinin dhe masturbohen me Enverin.

Delvinjot 29/03/2020 03:44

Sa e cufitshme. Ato uniforma te bardha, gjithe veshja mbrojtese e doktoteve dhe imfermjereve qe po na i reklamon Edvin Rama Passa Erdogani u sekuestruan nga doganjeret Turk, se ato uniforma ishin porositur nga Italia 500 tone. Erdogani qe te beje politike me prone e malle te huaje, se keshtu jane mesuar si kombe, te zaptojne e te rembejne gjithcka qe si takojne, i dha 20 tone Arnauteve, nga pake Boshnjakeve, Turkmenistaneve etj. Tani ai vete si breke grisur e u shete pordhe Italjaneve qe edhte nje nga 7 vendeve me te zhvilluara ne bote. O Edi , ku vete zbathur o idiot's!!

Shto koment

Denonco