Rama sulmon Trump: I hapi rrugën ‘armikut’, SHBA ka kaluar Kinën me infektimin

Rama sulmon Trump: I hapi rrugën ‘armikut’, SHBA ka kaluar Kinën me infektimin

22:36, 28/03/2020
A+ Aa A-

Edi Rama, gjatë mesditës së sotme ka drejtuar një mesazh disa prej qytetarëve që sipas tij ‘nuk duan të marrin vesh’.

Në tentativë për të qenë më se i qartë me këta qytetarë, dashur pa dashur, bëri edhe një deklaratë ku la të kuptohet se është kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të paktën nuk është dakord me mënyrën e menaxhimit të situatës nga Trump, për koronavirusin ne Amerikë.

Gjatë mesazhit të tij Rama thotë se Presidenti i SHBA-ve u kishte thënë qytetarëve se virusi do kalonte shpejt, e sot po përballet me një situatë që spitalet nuk kanë më vende, dhe kjo sipas Ramës ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat e duhura.

 ‘Meqë keni qejf shembujt me Amerikën, Presidenti u thoshte deri dje se do kjo shpejt, thjesht do iki. E shikoni tani se çfarë u thotë amerikanëve.

Ndërkohë që duke pritur që të iki vetë i hap rrugën armikut. Sot kanë kaluar Kinën me infektim dhe s’po kanë më as vend dhe as mjete mbrojtëse për mjekët dhe infermierët në spitalet e Nju Jorkut.

Amerika është amerikë dhe mbase dhjetëra mijëra të vdekur nuk i ka aq problem sa ne. Po ne që me Amerikën nuk krahasohemi dot në asnjë gjë, si mund t’ja lejojmë vetes të lëshohemi dhe të vëmë në diskutim jetën duke moskuptuar se kjo është një luftë për ekzistencë dhe jo një lojë kukamçefti e politikës së poshtër siç kanë qejf ta quajnë disa nga ju.

Realisht nuk di si të flas me disa prej jush që  nuk duan të marrin vesh, nuk duan të hapin sytë e të shohin realitetin. Me siguri di vetëm një gjë, që po vazhduam kështu do ta kalojmë pa qindra mijëra viktima dhe do hapim pjesë –pjesë rrugët  e jetës normale më herët se të tjerët.

Po u lëshuam, po u dorëzuar me të dalë ku të dalë ne do bëhemi turpi më i madh i këtij vendi dhe gazi i planetit’, shprehet ndër të tjera Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo29/03/2020 19:12

Une jetoj ne Amerike. Jam ne shtepi prej 17marsit dhe deri me4 maj ( me mundesi) derisa te rishihet hapja e shkollave. Ai Trumpi qe guxon dhe e gojos i cmenduri i Surrelit do ma paguaje rrogen te plote njelloj sikur te punoja. Trumpi, kryetari i bashkise se qytetit tim, apo edhe guvernatori i shtetit, jane ne krye te detyres dhe japin cdo dite konferenca shtypi ne prani te gazetareve duke informuar qytetaret e tyre per situaten, nevojen e menaxhimit te situates, keshillat qe u japin qytetareve se si te mbrohen nga koronavirusi, si dhe iu pergjigjen pyetjeve te medias si detyrim ligjor per informimin publik. Trumpi nuk i ka mbyllur njerezit me dhune ne shtepi, si mase in extremis qe ben Rama sepse qeveria e tij nuk mori absolutisht asnje mase parapergatitore megjithese pati dy muaj kohe. Ketu tek ne, as Trumpi, as guvernatori nuk del rrugeve i rrethuar me police te tmerroje pleqte e shkrete, duke iu uluritur si skizofren. Trumpi nuk u thote amerikaneve mbylluni brenda se po na sulet “ armiku”Covid-19 qe te na shfarrose, por edhe per arsye qe te qetesoje popullin dhe ti jape shprese ( por edhe per fushate elektorale sigurisht) mbase premton se do ta mundim kete virus me shpejt sec ne fakt mund te ndodhe. Qeveria federale dhe ajo lokale duke i ndergjegjesuar qytetaret jo me dhune, por me udhezime te cilat pervec se nga emisionet e lajmeve, shtypit te shkuar dhe online na mberijne me sms ne cell si nga bashkia, banka ku kemi llogari, doktori i familjes, spitali tek i cili shkojme te vizitohemi, supermarketet, biles edhe cdo kompani tregetare tek te cilat ne kemi hapur nje account ( si ta them ne shqip: kemi nje karte anetaresie) te cilat na udhezojne dhe keshillojme te ruajme distancimin social dhe te ruajme higjenen. Me ndergjegjesim dhe jo dhune ( sigurisht qe qeveria duhet te jete tejet e rrepte me ata qe thyejne rregullat ne situaten e pandemise) arrihet shume me lehte qe njerezit te qendrojne ne shtepi. Prandaj Rama, para se ti jape mend USA dhe Trumpit, do beje mire te kujdeset per popullin shqiptar qe perves se eshte i rrezikuar nga koronavirusi si gjithe bota, eshte edhe me i rrezikuar nga varferia qe do pasoje deri ne uri te vertete per nje pjese te mire te popullsise.

Arberi29/03/2020 03:44

Ore Trump ktheje kokën nga ky që të bën karshillik, ka kaq kohë që po e kruan me gjete fiku por besoj Trumpit nuk i ka shkuar akoma në vesh, ishalla e treta e vërtetë.

Zamira 28/03/2020 23:42

Lidheni kete idiot te cmendur

Futbollisti28/03/2020 23:21

Kryeminister laje gojen sa her qe te kujtosh emerin e Amerikes

Koment28/03/2020 23:09

A STRONZOOOOOO..... Nuk ka Amerika gje jetet e njerezve?

Shto koment

Denonco