Lubonja: Ose na lejoni të lëvizim, ose kthejini mbrapsht mjekët dhe infermierët nga Italia

Lubonja: Ose na lejoni të lëvizim, ose kthejini mbrapsht mjekët dhe infermierët nga Italia

22:18, 28/03/2020

Analisti Fatos Lubonja, shkruan mbrëmjen e sotme se shqiptarët janë futur në karantinë që Edi Rama të bëjë propagandë.

Duke komentuar nisjen e 30 mjekëve e infermierëve në Itali, Lubonja shkruan se as Italia nuk ka marrë masat ekstreme që ka marrë qeveria e Ramës për të mbyllur njerëzit në shtëpi.

‘Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali’, shkruan Lubonja në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Fatos Lubonjës:

Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali.

Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne-ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin.

Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi vetëm 10 të vdekur, me gjendjen tejet të dobët të sistemit tonë shëndetësor dhe rrezikun që mund të na presë nesër nga kjo.

Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali.

I bëj thirrje Presidentit, Parlamentit, Qeverisë që ose këta mjekë të kthehen sa më parë, ose që lejet tona të lëvizjes të bëhen të paktën si të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Silva30/03/2020 04:22

"Parti, Enver, jemi gati kurdoher'" Kjo eshte propagande qe edhe Korea e Veriut na e ka zili. Shqipot keshtu e dashkan. Dhane e moren 30 vite, kot u rropaten se te Enveri perfunduan prape. Po ai te pakten ishte si me simpatik e dinte te vishej, edhe si me elokuent e mbaj mend. Ky na vret edhe syte me ato poturet e bajatshme dhe veshet me batutat halabakshe.

Tre nuset e lales29/03/2020 11:06

Nje gje Nuk kuptoj une : pse duhet ti perciellin keta tre modelet apo Sa per te bere foto, Po pse kaq injorante i dine njerez it e ketij vendi keta tre h......, Po cfar drejtuesash kemi , cfar mostrash qe duan vetem te duken sikur CPo bejne , Po cfar I kane keto skena te shemtuara se na I shpifen . Nese Ben dicka seshte rasti dhe e nevojshme per foto lavdie o te pa udhe turp turp dhe gjynah per kete popull qe ju ka . Po nga njera ane mir ja u Beni se vete ju votojne injorantet , Po vertet injorante perderisa Nuk kuptoje sec behet Po ju mbeshtesin .

Bobi 29/03/2020 10:40

Ore Legen ke quan vend te dhier ti fis mut ? Ik ore ha ndo nje kore buk e mbylle buçen fis Q....!

FILANTROPI DT. 30 mars 202029/03/2020 00:23

Z. Lubonja e kemi thënë edhe herë të tjera megjithëse ju keni shumë të drejtë, por mos harro se në Shqipëri po qeverisin "xhonturqit e rinj" mor burrë dhe nga këta dallkaukë që dalin me poture rrugëve të kombit mos prit të shikosh" "hajër" .....

Shqiptari28/03/2020 22:28

PROPAGANDE ME TE DHJERE SE KJO NUK KA PARE BOTA!!!!! PO SHKOJNE 30 MJEKE DHE INFERMJERE NGA VENDI ME I DHJERE I EVROPES NE ITALI!!! PO VIJNE NGA VENDI KU, PER SHKAK TE KUSHTEVE MIZERABEL TE SISTEMIT SHENDETESOR DHE TE PAGESAVE SKANDALOZE, KANE IKUR DERI TANI 5400 MJEKE DHE INFERMJERE!!! KJO ESHTE GJEJA ME QESHARAKE QE BERI RAMA!!! BOLL ME PROPAGANDE MJERANE PER TU DUKUR SI SHPETIMTARI EDHE I ITALISE!!!

Shto koment

Denonco