VIDEO/ Gent Cakaj thyen protokollin e Covid-19, del pas maskë e doreza

VIDEO/ Gent Cakaj thyen protokollin e Covid-19, del pas maskë e doreza

21:00, 28/03/2020
A+ Aa A-

Gent Cakaj, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thyer sot të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Cakaj udhëtoi sot drejt Italisë bashkë me 30 mjekët që do ndihmojnë kolegët e tyre, ai theu rregullin e parë: distancën sociale.

Në avion ai shihej se nuk kishte asnjë masë mbrojtëse, por vetëm buzëqeshte duke qëndruar shumë afër stafit mjekëve.

Por edhe pas zbritjes nga avioni, ministri nuk kishte marrë asnjë masë dhe bisedonte lirshëm pa maskë e pa doreza.

Po ashtu ai shihet se qëndron shumë afër ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, duke thyer sërish rregullin për të qëndruar në distancë.

Pas këtyre gabimeve Cakaj, duke të karantinohet, pasi mund të jetë infektuar me COVID-19 dhe vjen nga Italia që është shpallur zonë e kuqe.

Ndërkohë Cakaj ka dhënë sot dhe shembullin e gabuar, duke thyer rregullat të vendosura nga qeveria në të cilën ai është pjesë e saj. /Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco