Basha: Qeveria asnjë masë ekonomike për periudhën 10 mars-1 prill

Basha: Qeveria asnjë masë ekonomike për periudhën 10 mars-1 prill

20:35, 28/03/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë ekonomike për periudhën nga 10 marsi deri në 1 prill.

Basha deklaroi se akti normativ i qeverisë i nis efektet nga 1 prilli, ndërsa periudha e kaluar nuk është përmendur fare.

‘Çështja e mbështetjes me financa për ata që nuk shkojnë në punë. Është botuar akti normativ dhe nga publikimet e para thuhet se i shtrinë efektet nga 1 prill.

Ndërkohë qe prej 10 marsit Shqipëria është ne masa drastike, dhjetëra mijëra, qindra biznese janë të mbyllura. Qindra mijëra familje janë pa të ardhura, si do te bëjnë? Çfarë duhet të bëjnë nga 10 marsi deri në 1 prill?

Shpenzimet vazhdojnë si më përpara. Prapë 5 veta marrin dhjetëra milionë euro për beton në një kohë vetëm betoni nuk është prioritet; prioritet është shëndetësia, prioritet mbështetja e njerëzve me ushqime, me medikamente, me te ardhura.

Prioritet duhet të jetë ekonomia, duke nisur me biznesin e vogël që është shtylla e ekonomisë, fermeri dhe biznesi në tërësi’, tha Basha.

Deklarimet Basha i bëri për News24.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco