Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Rikujtesë për mashtruesin/ Berisha: E vërteta të detyron! “La verita oblige”!

Rikujtesë për mashtruesin/ Berisha: E vërteta të detyron! “La verita oblige”!

17:42, 28/03/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha
Një rikujtesë për mashtruesin kongenital që në çdo fjalë nxjerr një gënjeshtër!

Miq, Italia nga shfaqja e rastit parë me dt 31 janar deri më datën 19 shkurt kishte vetëm tre raste. Shqipëria nga data 8 mars deri më 28 mars pra në 20 ditët e para ka regjistruar mbi 230 raste.

Miq, kjo nuk nënkupton se ne do të keni skenarin italian të epidemisë por gjithashtu nuk do të thotë të përdoret gënjeshtra për luftën kundër saj. Unë me këtë përgënjeshtrim të Edvin Kristaq Mashtrimit synoj vetëm të vërtetën sepse jam i bindur se gënjeshtra nuk ndihmon në luftën kundër epidemisë.

Unë gjithashtu, duke theksuar se jemi ende në fillimet e pandemisë, ftoj qytetarët që në përputhje me rekomandimin e OBSH të respektojnë me rigorozitet rregullat e karantinës dhe të distancimit social si rruga e domosdoshme në luftën kundër pandemisë. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco