Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

'Jam i shqetësuar, i brengosur'/ Basha paralajmëron Ramën: Po na çon drejt një grope, një katastrofe

'Jam i shqetësuar, i brengosur'/ Basha paralajmëron Ramën: Po na çon drejt një grope, një katastrofe

17:35, 28/03/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një lidhjeje live për "Kjo Javë" në News 24, i bëri thirrje publike kryeministrit Edi Rama që t’i vërë gishtin kokës e të japë sa më parë ndihmën ekonomike për kategoritë e caktuara.

Sipas liderit të opozitës, ndihma pritet të hyjë në fuqi më 1 Prill, por ndërkohë gjendja financiare e shqiptarëve sa vjen edhe rëndohet.

Ai tha gjithashtu se Rama duhet të bëjë transparencën e shpërndarjes së fondeve si dhe të mbyllë fasoneritë e call centerat.

“S’ka më vend për asgjë tjetër, por për veprim të shpejtë. Akti normativ erdhi me vonesë. Në gjendjen e fatkeqësisë natyrore qeveria detyron mbyllje dhe mbështetje. Ka dhënë fonde dhe thotë fillojnë në prill, shuma totale 65 milionë euro jepet për tre muaj, shtrihet për tre muaj. Çfarë është kjo?!

Asgjë para Kosovës, që vë ndihma për paga dhe qera. Nuk kanë detyrë të çojnë miell e makarona por të marrin masa siç i urdhëron gjendja e fatkeqësisë, të mbyllin fasoneritë po na çojnë drejt një grope, një katastrofe. Jam i shqetësuar, i brengosur! Është kollaj t’ju thuash njerëzve rrini në shtëpi dhe nga ana tjetër nuk i mbështet. kam 2 javë që e lus qeverinë, sot i them: T’i vërë gishtin kokës! Kjo është skandaloze, të bëjë transparencën e fondeve se si do përdoren”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andrea28/03/2020 17:40

o zoteri po dhe ti bej ndonje donacion per popullin Shqipetar e per Shqiperine qe te beri te njohur e te pasur o i dashur Lul hollandezi

Shto koment

Denonco