Paralajmërimi i frikshëm i Kokëdhimës: Nëse shembet ekonomia e vendit, vrasjet do të jenë njësoj si Koronavirusi

Paralajmërimi i frikshëm i Kokëdhimës: Nëse shembet ekonomia e vendit, vrasjet do të jenë njësoj si Koronavirusi

16:11, 28/03/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për Syri TV, kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima teksa komentoi impaktin e pandemisë COVID-19 mbi ekonominë e vendit, i bëri thirrje qeverisë të marrë masat për të penguar rrënimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.

Sipas Kokëdhimës, nëse shembet ekonomia e vendit, vrasjet që do të ndodhin do të jenë njësoj si Koronavirusi apo sëmundje të tjera.

“Paketa e qeverisë nuk merr parasysh asnjë impakt mbi ekonominë e Shqipërisë. Ndërmarjet që nuk punojnë duhet të ndihmohen nga qeveria, punonjësit që nuk punojnë qeveria duhet tu japë pagat. Nuk mund ta bëjnë vetëm ndërmarjet. Palët duhet të ulen. Duhet akord për një paketë speciale. Nëse shembet ekonomia e Shqipërisë ta dini se vrasjet do të jenë njësoj si Koronavirusi apo sëmundje të tjera. Si të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo pandemi, si të shpëtojmë njerëzit nga uria, si të shpëtojmë ekonominë nga rrënimi. Në këtë periudhë qeveria nuk mund të vazhdojë të paguajë koncesione dhe PPP-të”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t28/03/2020 16:42

Ppp dhe koncensionet jane gracka ku eshte kapur rama si laraska

Shto koment

Denonco