Shehu: Distancimi fizik po kompromentohet rëndë nga fasoneritë

Shehu: Distancimi fizik po kompromentohet rëndë nga fasoneritë

14:03, 28/03/2020
A+ Aa A-

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë e ka qortuar ashpër, vendimin e qeverisë “Rama”për të lejuar vazhdimin e punës në fasoneritë.

Sipas Shehut, mbajtja hapur e këtyre bizneseve me shumë punonjës qe një nga faktorët e pasojave të rënda që po përjeton sot Italia fqinjë.

“Distancimi fizik komprometohet rëndë nga aktivitete si Call Center, fason etj. – gjykon Shehu. -Edhe sipas specialistëve italianë, me disa nga të cilët jam në kontakt, aktivitete ekonomike që kryhen me koncentrime punonjësish, veçanërisht në ambiente të mbyllura, zhvlerësojnë masat e përgjithshme të distancimit fizik. E konsiderojnë këtë një nga arsyet kryesore të diferencave shumë të mëdha të gjendjes ndaj kësaj pandemie midis veriut të Italisë e pjesëve të tjera.

Në Lombardi etj, aktiviteti ekonomik bazohet në ndërmarrjet gjigante prodhuese, bankat e mëdha, institucione strategjike etj, me koncentrime njerëzore, që vështirë se mund të mbyllen tërësisht.

Ndërsa në pjesët e tjera të Italisë dominon ndërrmarja e vogël dhe e mesme, fermerët, punonjësit autonomë etj, pa koncentrime të mëdha e lehtësisht të bllokueshme.

Në vendin tonë, ku dhe kushtet e punës së atyre ndërmarrjeve me koncentrime të larta janë shumë larg atyre italiane, mbyllja e asaj kategorie duke i mbështetur financiarisht është një domosdoshmëri urgjente dhe krejt e realizueshme, gjë e kërkuar me insistim nga PD.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco