197 raste me koronavirus në Shqipëri, 4 në gjendje të rëndë

197 raste me koronavirus në Shqipëri, 4 në gjendje të rëndë

11:39, 28/03/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot regjistrohen 197 raste të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri. 74 persona ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Nga dje deir sot janë shtuar 11 raste të reja. Dy pacientë ndërruan jetë që e çuan në 10 numrin e viktimave. 33 persona janë shëruar deri më sot.

Deklarata e plotë e znj. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 113 raste

Durrës 11 raste

Lushnje 4 raste

Elbasan 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Fier 21 raste

Kavajë 4 raste

Korçë 12 raste

Vlorë 5 raste

Shkodër 4 raste

Lezhë 4 raste

Berat 1 rast

Has 2 raste

Krujë 3 raste

Tropojë 3 raste

Pukë 3 raste.

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco