Video-mesazhi prekës nga Kosova, Prof. Tritan Kalos: Ti je heroi im!

Video-mesazhi prekës nga Kosova, Prof. Tritan Kalos: Ti je heroi im!

07:13, 28/03/2020
A+ Aa A-

Profesor. Tritan Kalo është prekur nga nga një video-mesazh si përkushtim, dërguar për të nga Kosova. Në një mesazh në Fb. mjeku i njohur e ka publikuar videon bahskë me këtë shënim.

Nga Tritan Kalo.

Një surprizë më se inkurajuese në këto kohë covidiane-19, nga i supertalentuari Peon Sadiku, djali i mjekut të shquar Rabit Sadiku, mjeshtrit të akupunkturës në trojet arbërore nga qyteti i Gjilanit, të Shqipërisë së andej Drini.

Ju jam shumë mirënjohës.

Ne kurdoherë jemi vetëm një dhe të pandarë, ndaj po së bashku ne do t’ia dalim mbanë.

Heronj në këtë betejë ndaj më tinzarit armik SARS-CoV2, të cilët janë po ashtu edhe heronjtë e mi, janë të gjithë : mantelbardhët, infermierët, imazheristët, farmacistët, laborantët, administratorët, sanitaret, shoferët, policët, ushtarakët, furrtarët, punonjësit e shërbimeve, etj, të cilët sakrifikojnë ditë e natë, për t’iu siguruar kushtet optimale të prekurve nga COVID-19.

Sup më sup, me mirëbesim reciprok, me optimizëm, me thjeshtësinë që na imponon profesionalizmi ynë larg politizimeve e militantizmave të pabukta, ne me siguri që do t’ia dalim mbanë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco