Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Grenell: Kurrë, kurrë nuk është folur për shkëmbim territoresh, për mua nuk është opsion i mirë

Grenell: Kurrë, kurrë nuk është folur për shkëmbim territoresh, për mua nuk është opsion i mirë

21:37, 27/03/2020
A+ Aa A-

Emisari i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell, në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 ka siguruar se asnjëherë nuk ka folur me Thaçin e Vuçiç rreth shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

‘Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë.

E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Twitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme’ ka thënë ai.

I pyetur nëse për të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell e ka përjashtuar këtë. ‘ Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion’ ka thënë emisari amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer27/03/2020 22:42

Nuk ka shkembime teritoresh,ka vetem kalim nga nje pale te tjetra. Sic tha Thaci,do marrim Medvegjen dhe sdo japim asgje. Ha ha ha

Shto koment

Denonco