Mosmarrja e masave parapërgatitore/ 'Mashtrimi i Ramës, me pasoja në humbjen e shumë jetëve'

Mosmarrja e masave parapërgatitore/ 'Mashtrimi i Ramës, me pasoja në humbjen e shumë jetëve'

20:03, 27/03/2020
A+ Aa A-

Teksa numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 rritet çdo ditë në vendin tonë, ish kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij në krye të qeverisë, Edi Ramën se injoroi rrezikun që i kanosej vendit.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shprehet se, sjellja e Ramës është një mashtrim që ka pasoja shumë të rënda në jetët e njerëzve.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:

Edvin PPP Maska deklaroi me 26 shkurt per kovid 19: Kemi marre masa si shtet. Me shume ka panik sa se dem real!

Miq, ai beri kete deklarate nderkohe qe nga dita e fillimit te Epidemise deri me daten 9 mars ai nuk mori absoutisht asnje mase pregatitore per luften kunder epidemise.

Keshtu ai:

Nuk importoi asnje tampon apo kit per testin

Nuk importoi asnje maske apo bluza dhe kostume mbrojtese per personelin shendetesor

Nuk porositen asnje respirator

Nuk solli asnje autoambulance

Nuk vendosi asnjeri ne karantine

Beri vetem nje test per covid
Nuk kufizoi asnje levizje me vendet e perfshira nga epidemia.

Ky eshte mashtrimi i rrezikshem me pasoja shume jete njerezish te humbura i Edvin PPP Maskes. sb

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco