Flet deputeti i infektuar: Më çuan në Infektiv pasi reagoi Rama

Flet deputeti i infektuar: Më çuan në Infektiv pasi reagoi Rama

18:47, 27/03/2020
A+ Aa A-

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi deklaroi sot përmes një statusi në rrjetet sociale se ishte infektuar nga Covid-19.
Alimadhi ka folur për Abc News për gjendjen e tij shëndetësore. Siç thekson deputeti gjendja e tij është e stabilizuar, mirëpo do të niset për tek spitali Infektiv.

I kontaktuar nga gazetari Juxhin Mustafaraj, deputeti është shprehur se dërgimi i tij në spital po bëhet pasi ka reaguar kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë.

Ky reagim sipas Alimadhit ka ardhur pas statusit të bërë nga ky i fundit në rrjetet sociale, ditën e sotme. Tashmë gjendja e deputetit do të monitorohet nga mjekët tek spitali Infektiv.

Deputeti lajmëroi sot se ai dhe bashkëshortja janë të infektuar me koronavirus. Në statusin e tij ku Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Katunari 27/03/2020 20:10

Shko or burre legen

Shto koment

Denonco