Rama sqaron procedurën: Si ndryshon liri-dalja nga dita e hënë, ku duhet të shkruani për leje pazari?

Rama sqaron procedurën: Si ndryshon liri-dalja nga dita e hënë, ku duhet të shkruani për leje pazari?

16:20, 27/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se di do të merren lejet për liridaljen duke filluar që nga dita e hënë nëpërmjet aplikacionit E-Albania.

Edi Rama: Për të bërë një shpjegim si funksionon. Jam këtu me drejtorin e AKSH dhe e falenderoj gjithë ekipin që në kohë rekord kanë ngriitur këtë sistem. Mënyrën si do marrim leje- daljen dhe mënyrën ssi do lovizim nga e hëna. Përjashtohen ata që janë në punë, nuk ka ndryshim për ata që e kanë autorizimin në punë, kjo është për ata për Pazar.
Linda të lutem.

Linda: Përdorimi i shërbimit është shumë I thjeshtë. Në portalin e- albania shërbimi do të jetë I pari në shërbimet dhe quhet leje për dalje.

Linda: Ne do kemi të mundur të përcaktojmë ditën që duam dhe unë  zgjedh 30 marsin. Mundësohet vetëm një prej familjarëve dhe do të ketë orën e duhur dhe kohëzgjatja vetëm një orë.

Është nëpërmjet fashës së orarit 05:00- 13:00. Leja shkon me e-mail dhe vjen me e-mail edhe me sms. Duke zgjedhur ndërkohë kam mundësi të finalizoj dhe për konfirmim të vjen e-mail apo një sms për konfirmim. Do të jetë e-maili. Me numër identifikimi, orarin dhe të gjitha.

Edi Rama: Menjëherë leja të shfaqet në telefonin tënd vlen edhe për ata që nuk kanë smartfon. Por kohëzgjatja tek ta është edhe më e madhe.

Pra dalin të dhënat e aplikimit.

Për ata që nuk kanë smartfone do të ketë një procedurë tjetër. Do të jetë një short number 55155. Numri i kartës së identitetit, ora dhe dita.
SMS vjen automatikisht dhe për ata që nuk kanë smartfona.

Edi Rama: Pra për ata që nuk kanë një PC  apo smartfon. Të marrin masa për të bërë shpenzimet e nevojshme të bëjnë shpenzimet e nevojshme deri të hënën nëse procedura nuk e lejon. Sidoqoftë ne po punojmë me kompanitë celulare dhe nëse do jetë e mundur për ditën e nesërme atëhere patjetër do lehtësojë dhe ata që kanë telefon të thjeshtë. Përjashtohen pensionistët. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për ata që janë pensionistë të vetmuar, pra që nuk kanë fëmijët në të njëjtën qendër banimi apo njësi administrative atëhere do kujdesemi ne. Nuk do dalin më pensionistët në rrugë. Sikundër është vetëm një anëtar familje për të bërë Pazar. Kurse ai që punon vijon me autorizimin që ka. Sistemi është i tillë që nuk lejohet më shumë se dy anëtarë familje të shkojnë. Kush ka mundësi del bën pazarin, kush nuk ka bën tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Benard27/03/2020 17:26

KU do Dali pensionisti? Ne dritare te bertasi ty? Te ulerije hajde me ble buke, uje e qumesht....ilacet? Si do bejne pensionistet? Te cilet Kane veshtiresi edhe me perdorinin e telefonave te thjeshte e Jo me te perdorin web-et e portalet. Si do ja plotesosh listen me nevojat ushqimore...sqaroje para se ta vdesesh per buke o zoti mendjeprishur...se per ate zot qe eshte lart ne I ndodhte gje prej teje nuk do kesh surrel ku te futesh

Shto koment

Denonco