Për shqiptarët ke ‘vdekur’ me kohë, shyqyr që ka opozitë

Për shqiptarët ke ‘vdekur’ me kohë, shyqyr që ka opozitë

14:37, 27/03/2020
A+ Aa A-

Në një akt të paprecedentë, qeveria shqiptarë mbylli kufijtë e vendit duke lënë jashtë në mëshirë të fatit mijëra qytetarë që ankoheshin për ditë se nuk kishin ku të flinin dhe ku të hanin.

Syri.net raportoi para disa ditësh se ministri i Jashtëm është zhdukur nga ministria dhe shqiptarët kanë mbetur si zogj pa fole nëpër Europë. Qindra ndodhen vetëm në Milano, një qytet shumë i prekur nga koronavirusi.

Por shihni se çfarë ndodh, pasi kanë kaluar tre javë që i torturon qytetarët e tij, pasi krejt vendet kanë marrë me kohë masa për t’i kthyer në atdhe qytetarët e tyre, pasi opozita po thërret prej ditësh që të zgjidhet kjo situatë, tani kryeministri Edi Rama del përpara shqiptarëve dhe krenohet se do i shpëtojë me avionin e Air Albania, duke udhëtuar falas.

E bën këtë si pa të keq, sikur nuk e ka për detyrë ta bëjë.

Por bie në sy kur krenohet duke thënë “nuk kam vdekur akoma unë”.

Në fakt për shqiptarët ke ‘vdekur’ me kohë.

Ke ‘vdekur’ që kur nuk more asnjë masë edhe pse pandemia ishte te dera.

Ke ‘vdekur’ kur i le mjekët dhe spitalet shqiptarë në pikë të hallit, pasi miliardat shkojnë për miqtë e tu.

Ke ‘vdekur’ kur nuk u sigurove të blije tamponë e ventilatorë për krizën që po vinte.

Ke ‘vdekur’ kur nuk krijove as një vend normal karantine dhe asnjë sistem gjurmimi dhe identifikimi të atyre që po ktheheshin nga zonat e kuqe.

Ke ‘vdekur’ që kur mbylle një shkollë se po përhapte alarm dhe tani je bërë krye-panikuesi i shqiptarëve.

Ke ‘vdekur’ që kur i vije disa njerëz të shëndetësisë të thërrisnin ‘mirësevjen koronavirus’ dhe se ‘ky është grip normal’, kurse tani flet për male me kufoma.

Ke ‘vdekur’ pasi e ke rrënuar ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në atë pikë ku të gjithë duan të largohen nga ky vend.

Për fat, gjithmonë ka shpresë. Ka gjithmonë një opozitë që di t’i bëjë gjërat më mirë. Ka një opozitë, të cilën po e ndjek në çdo hap e propozim që ka bërë, edhe pse me vonesë.

Por vonesat kanë kosto, për të cilat do të paguash. Aty, te kutia e votimit. Aty do e kuptosh se sa i ‘vdekur’ je për shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tl27/03/2020 15:59

Eshte i vdekur,i pakallur ne dhe.

Shqiptari27/03/2020 15:00

JOOOOOOOOO! SATRAPI I SURRELIT NUK KA VDEKUR PER SHQIPTARET, POR SHQIPTARET KANE VDEKUR DHE PO VDESIN NGA STARAPI! A KA DALLIM MIDIS SATRAPIT TE SURRELIT DHE KIM YONG UN DHE MADUROS? I VETMI DALLIM ESHTE QE NDERSA ATA I BURGOSIN DHE I VRASIN KUNDERSHTARET DHE POPULLIN E VET, KY I YNI NUK I BURGOS DHE NUK I VRET KUNDERSHTARET POR I INJORON, I GRABIT DHE I VJEDH! SHQIPTARET KANE VDEKUR PER RAMEN DHE JO RAMA KA VDEKUR PER SHQIPTARET!

Shqiptari27/03/2020 14:54

E KENI SHUME GABIM O SHQIPTARE! NUK KA VDEKUR SATRAPI I SURRELIT! POR KANE VDEKUR SHQIPTARET QE NUK E PERZENE ME SHQELMA! AI PO I VDES SHQIPTARET! SHQIPTARET KANE VDEKUR ME KOHE, QE PAJTOHEN DHE I NENSHTROHEN ME KOKEN ULUR CDO SATRAPI QE VJEN NE PUSHTET! COVID-19 TREGOI SE I GJITHE SISTEMI SHTETEROR DHE QEVERISES JO VETEM QE NUK FUNKSIONOI POR ESHTE NE KOLAPS TOTAL! COVID-19 TREGOI QE SHQIPTARET JANE MJAFT EGOIST DHE NE KOLAPS TOTAL SHOQEROR, KUR TREGETARET SHFRYTEZOJNE FATKEQESITE PER TE FITUAR DUKE RRITUR CMIMET E ARTIKUJVE BAZE USHQIMORE. AI SHQIPTAR QE ESHTE MIRE PER VETE AS QE NUK IA NDJEN FARE PER HALLEXHIUN, PER FUKARAIN, PER ATE QE NUK KA BUKE TE HAJE!!! JA KETA JANE SHQIPOT! EGOISTE, TE PACIPE, TE PAMORALSHEM, TE PASHPIRT, SERVILE DHE SHERBETORE TE PUSHTETAREVE! POR MBI TE GJITHA PRANOJNE TE UDHEHIQEN NGA NJE PSIKOPAT, DROGAXHI DHE HAJDUT QE PASUROHET EDHE NE KOHERA KOLERASH DHE FATKEQESISH NATYRORE!

Emigranti.27/03/2020 14:44

Bravo "syri" . Populli te bej durim sa te kaloj kjo sitiate dhe kur te vije momenti te behet i mencur per ate qe do votoj. Atehere km,sic i thot Zheji,do zgjohet nga endra . Ai eshte nje fatkeqsi per popullin.

Shto koment

Denonco