Analisti: Veriu po sakrifikohet për njohjen

Analisti: Veriu po sakrifikohet për njohjen

11:23, 27/03/2020
A+ Aa A-

Analisti Seb Bytyqi, po thotë se veriu i Kosovës, po sakrifikohet për njohjen nga Serbia.

Kjo per shkak se tregimi për "shkëmbim territoresh" është më shumë version i përhapur nga mediat, që ka pak gjasa të ndodhë.

"A është e vërtetë që nuk do të ketë shkëmbim të territoreve? Po. Pse? Sepse bëhet fjalë për shkëmbim të veriut për njohje. Ose thënë më mirë, "shkëmbim të veriut për mospengim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare", që prap nuk garanton njohje nga Serbia. Si ashtu? Sepse, gjasat që Serbia t'i jep territor Kosovës janë pothuajse zero. Por kjo punë nuk mbaron me kaq, komunat shqiptare në Serbi do të copëtohen (për ta dobësuar faktorin shqiptar atje), dhe kjo do të shitet si fitore për shqiptarët." ka shkruar analisti.

E për më tepër, sipas tij ka gjasa të krijohen komuna të reja serbe në Kosovë (Vushtrri dhe Istog), duke përfshi edhe kishat, ku këto mund të kenë elemente eksterritorialiteti.
"Një version i tillë i marrëveshjes kuptohet nga një dëgjim i kujdesshëm i deklaratave publike të presidentëve Thaçi e Vuçiq. Tregimi për "shkëmbim territoresh" është më shumë version i përhapur nga mediat, që ka pak gjasa të ndodhë" ka shkruar Bytyqi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco