Rama: Të hënën nisin fluturimet, shqiptarët do kthehen pa pagesë

Rama: Të hënën nisin fluturimet, shqiptarët do kthehen pa pagesë

12:14, 27/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisin fluturimet për të riatdhesuar shqiptarët e mbetur në shtete të ndryshme, pas mbylljes së kufijve.

Rama tha sot se kjo do të kryhet pa asnjë pagesë.

“Për ata që kanë mbetur rrugëve jashtë shtetit, do nisim të hënën fluturimet për t'i sjellë në atdhe. Nesër nxjerrim kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat ku do bëhet imbarkimi.

Pa pagesë nga ana e individëve, se i takon “Lasgushit” që t’i sjellë njerëzit në shtëpi.

Në këtë hall kombëtar, i kam kërkuar kompanisë “Air Albania” që të marrë përsipër të jetë shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Evropës e të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare“, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/03/2020 14:37

MOS MASHTRO ORE ORDINER!!!! ATA SHQIPTARE QE KANE MBETUR NEPER BOTE I KANE PRERE BILETAT VAJTJE-ARDHJE. DUHET TE KETE NJE MARREVESHJE MIDIS KOMPANIVE QE KANE MARRE PARATE E BILETAVE DHE AIR ALBANIA. KOMPANITE DO T'IA KTHEJNE PARATE E SHERBIMIT "FALAS" AIR ALBANIA KOKERR ME KOKERR! VETEM SATRAPI I SURRELIT NUK OFRON ASNJE SHERBIM FALAS PER SHQIPTARET! NE RAST SE NUK KA NJE MARREVESHJE ATEHERE SHQIPTARET DO TE MBETEN ATJE KU JANE, SEPSE RAMA MASHTRON, E BEN PER PROPAGANDE DHE SHOW MEDIATIK, E BEN PER TRUSHPELARJE PER ATA PAK IDIOTE DHE INJORANTE QE I KANE MBETUR! "LASGUSHI" VETEM BERI RRUGEN E KTHIMIT PER MJEKET DHE INFERMJERET QE COI NE ITALI. SOLLI VETEM NJA 50 UDHETARE TE PERZGJEDHUR NGA AMBASADA SHQIPTARE NE ROME DHE KAQ. NUK KA ME FLUTURIME TE TJERA!

shqiptar30/03/2020 08:49

Fatkeqësisht , ngaqë në Shqip[ri marrëzitë e Ramës janë bërë të zakonëshme, njerëzit e kanë humbur kujtesën e komentojnë si ndonjë veprim të drejtë e normal të tij , kur edhe ai është gjysmak. E kam fjalën pikërisht për problemin e qindra mijëra njerëzve nga gjithë bota, që mbyllja e kufijve nga efektet e pandemisë, i gjeti të mbyllur në shtete të ndryshme. Po komentohet sikur Rama na qenka i vetmi kryeministër që po interesohet për "turistët" shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vendet e huaja. Në fakt është e kundërta. Ai është i fundit që u kujtua nën presionin e madh, për shqiptarët e bllokuar nga mbyllja e kufijve pasi të gjitha qeveritë , që me mbylljen e kufijve, po bëjnë çmos për ta zgjidhur këtë problem. Deri edhe Italia e Spanja që janë në gjendjen më të rëndë të epidemisë, po organizojnë kthimin në vendet e tyre të bashkëatdhetarëve të bllokuar jashtë. Edhe kur u kujtua për shqiptarët e ngelur rrugëve nëpër botë e që janë me mijra, ,me paturpësi deklaron se ne do të sjellim vetëm disa qindra, kurse të tjerët le të bëjnë çfarë të duan e le të rinë rrugëve. Ndërkaq e kemi haruar historinë e dhimbëshme të atij djalit që ngeli në kampet e refugjatëve në Siri, e që ishin gazetarët e RAI tre, që i shpëtuan jetën duke e sjellë në Shqipëri.

Shto koment

Denonco