Ja çfarë ka ndodhur në Korenë e Jugut, Itali dhe Shqipëri në 15 ditët e fundit

Ja çfarë ka ndodhur në Korenë e Jugut, Itali dhe Shqipëri në 15 ditët e fundit

12:08, 27/03/2020
A+ Aa A-

Nga Kastriot Islami

Numri i të testuarve pozitivë është rritur në mënyrë të frikshme në Shqipëri në 15 ditët e fundit, krahasuar me Italinë fqinje dhe Korenë e Jugut, që është një rast i suksesshëm i menaxhimit të kësaj krize sanitare.

Konkretisht në Shqipëri, numri i të prekurvëve nga COVID-19 është rritur gjatë 15 ditëve të fundit nga 23 në 174, pra me mbi 7,5 herë. Në Itali kjo shifër është rritur nga 15113 në 80589, pra me rreth 5,3 herë. Kursë në Korenë e Jugut kjo shifër është rritur nga 7869 raste në 9241 raste, pra me më pak ase 1,2 herë.

Po ashtu edhe rritja ditore është e stabilizuar në Korenë e Jugut prej 15 ditësh në vlerën rreth 1,1 përqind. Në Itali kjo rritje ditore është ulur gradualisht e në mënyrë të ekuilibruar, duke arritur në ditët e fundit rreth vlerës 7,5 përqind. Kurse Shqipëria ia kaluar edhe Italisë përsa i përket ritmit ditor të rritjes, duke arritur në 5 ditët e fundit një ritëm pak më të lartë se ç’ka ka pasur Italia para 1 jave, pra rreth vlerës 16 përqind ritëm të rritjes në ditë.

Kjo rritje konsiderohet e lartë… nëse vazhdohet në këtë drejtim mund të thuhet se jemi afër zonës së rritjes eksponenciale…

Bazuar në këto shifra mund të thuhet se Shqipëria pas dy javësh, e mbërthyer nga masa drastike, gjendet më pranë skenarit italian sesa skenarit koreano-jugor…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kaci27/03/2020 12:29

Po ik o Kac se je bo me keq se Rama. Vetem to shkruan pordhi kali. Komunist je edhe pse hiqesh demokrat. Spiun dhe lepirsbythe mbetesh me dosjen ne France. Ik qerohu bashke me Gjunish spiuna te vjeter. Legena

Shto koment

Denonco