Berisha: Ja pse e respektoj karantinën, po të ishte për të ngujuarin e Surrelit as te .....

Berisha: Ja pse e respektoj karantinën, po të ishte për të ngujuarin e Surrelit as te .....

23:07, 26/03/2020

Duke respektuar plotësisht karantinën brenda banesës së tij, ish-Kryeministri Sali Berisha tha në emisionin “Opinion” se e respekton me ndërgjegjen më të plotë, pasi ky është një mision në betejën më të keqe, ku duhet të japë secili prej nesh kontributin e tij.

Fevziu: Hera e parë që i bindesh një porosie të Ramës…
Berisha: Është porosi e OBSH-së, sa për të ngujuarin e Surrelit nuk dilja as tek pragu i derës. Është porosi e OBSH.
Fevziu: Ke frikë?
Berisha: Jo nuk kam frikë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Berisha  kishte hasur ndonjë situatë të tillë prej vitit 1967 kur ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë, Berisha tha;
“Kurrë ndonjëherë, jo vetëm unë, por asnjë njeri sot nuk e ka patur një eksperiencë që nga gripi spanjoll i viteve 1918 -1919, pandemi si kjo nuk ka pas bota”.
Fevziu: Cilat kanë qenë epidemitë kryesore që kanë ndodhur gjatë kohës  kur ju ishit mjek?
Berisha: Kanë qenë epidemitë e gripit, momente fruthi ndonjëherë, ka patur kolerë në 2-3 qytete, ka patur problem tek neonatët e vitit 1970- 1971 mori mbi 200 e ca foshnje dhe u mbajt e fshehtë. Ka patur epidemi të verdhëzës, por si kjo nuk ka patur kurrë.

Fevziu: A besoni që trupa jonë mjekësore është e përgatitur për ta përballuar?
Berisha: Unë besoj se Shqipëria mund të përballej me sukses absolutisht të njëjtë me pothuaj çdo vend tjetër. Por, Zoti Fevziu, çdo epidemi….Për çdo qeveri para çdo epidemie ka disa faza dhe detyra. Kjo epidemi nuk nisi në Shqipëri, faturën e madhe e mori Kina. Por Kina i dha njerëzimit mësime të çmuara.

Do bëj një sqarim për qytetarët. Për të luftuar një epidemi nuk duhen as raketa, as anije kozmike. Ajo ka disa ligje dhe ligji i saj i parë nëse u shfaq në Kinë, ishin masat përgatitore që duhej të merrte çdo qeveri.
Fevziu: Ndërkohë u gjet e papërgatitur Italia, Sppanja, Franca, SHBA…
Berisha: Nuk ka asnjë justifikim këtu.

Fevziu: Është vërtet sëmundje e vendeve të pasura…
Berisha: Faturë e madhe e pakujdesisë së tyre. Përgatiten për luftën me shpenzime kolosale, përgatiten për të përballuar tërmete, përmbytje, vendet duhet të kenë kontigjenca për të përballuar epidemi dhe ky është një ligj që nuk është resektuar. Po e marrim që nuk ishin kontigjencat. Që nga momenti që u shfaq në Kinë, Shqipëria kishte 2 muaj kohë dhe kjo fazë ishte jashtëzakonisht e çmuar.

Fevziu: Çfarë përgatitjesh duhej të bënte Shqipëria?
Berisha: Së pari të blinte testet, së dyti të blinte uniformat për mjekët, së treti të gjurmonte çdo rast të mundshëm që vinte nga Kina e më vonë nga Italia për ta futur në kranatinë. Së katërti të parashikonte kontigjencat, shtretërit.

Fevziu: Zoti Berisha ka vepruar më shpejt se Italia, më shpejt se Spanja, më shpejt se Franca.
Berisha: Këto janë gënjeshtra. Sipas të dhënave Italia rastet e para i ka patur që më 31 Janar.
Në datën 7 Shkurt, të tjerë përpara meje e kanë ngritur problemin, Tritan Shehu, Lulzim Basha. Më 7 Shkurt kam bërë një status. Çfarë them? Të marrim masa urgjente, të blejmë maska, aparate respiratore dhe të ngremë qendrën e karantinës dhe kam sugjeruar një bazë ushtarake, siç ishte Bisht Palla.

Ndërkohë çfarë ndodhi?Asnjë masë nuk u mor, asnjë veshje, asnjë njeri nuk u kranatinuam asnjë test, asnjë gjë.
Në 26 Shkurt Rama tha kemi marr gjithë masat, ndërkohë që në 22 shkurt Italia vendosi në karantinë të rreptë zomat e veriut. Akti i parë që duhej bërë: çdo njeri që do të vinte ta çonin në qendrën e karantinës, ose duhet të mbyllnin kufijtë me banorë të atyre zonave. Por ky dhe pasi e mbylli Italia, një ditë mbrapa i mbylli ky.

Fevziu: Përse Korea, Singapori, Kina arritën ta menxhojnë më mirë?
Berisha: Korea shfrytëzoi kohën për t’u pajisur me teste, maska rroba dhe për të vendos sistemin e kranatinës, asnjë gjë tjetër, të njëjtën gjë bëri Singapori. Shqipëria mund t’i merrte.

Fevziu: Përse bota më e zhvilluar dhe e pasur dështoi?
Berisha: Së pari nuk bëri vlerësimin siç duhet, sic bëri  Kina, Singapori.
Fevziu: Dhe po pësojnë kosto jo vetëm në njerëz, por dhe ekonomike.
Berisha: Të paimagjinueshme shktarrimutare në disa aspekte. Unë e ndjek shumë drejtorin e OBSH, çfarë tha drejtori i OBSh? Humbën 2 muaj kohë tha. Megjithatë hajde kapim kohën./Opinion.al

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptar 100%27/03/2020 12:10

Ky plaku Mere vazhdon nzjerr mut nga goja, po ku ka kapacitet bisht palla me dy gazerma të rrënuara pse nuk jep vilat e veta në gjirin e Lalëzit me që i prehu barku për popullin. Ministria e mbrojtje shumë mirë e ka bërë kavalishencën në plepa është një godinë që mban kapacitet, por mundet dhe kavalishenca e ministrise të brëndshme që ndodhet po në plepa 200 m larg nga ajo e mbrojtjes dhe kjo ka kapacitet. Por plaku Mere Berisha e ka hallin vend tjetër që jep sinjale Ramës, e ka hallin se ju sekuestrua universiteti Kristal që është e fam Berisha dhe është tërbuar,. shumë mirë e kanë bërë që po e përdorin për karantinimin e të sëmurëve me koronavirus dhe Berisha mos të haj shumë Mut se ky njeri e pruni Shqipërinë në këtë derexhe që ndodhemi sot pa spitale, pa ushtri, pa polici, pa prona private që nuk shkoj tek i zoti dhe si përfundim jep sygjerime ku duhet ta bënte qeveria karantinimi që e fundit këto prona të ushtrisë të uzurpuara nga partia komuniste kanë një pronar që nuk i kthehet akoma prona vet dhe prapë është ky zullumqar ky spiun serb që kërkon të japi sinjale që mos më merni universitetin Kristal por merni pronën e dikujt tjetër jo timen që ja la baba nga fshatrat e tropojës që ndoshta nuk e ka dit ku i bjen Tirana. Burrë shkërdhatë që nuk i del shpirti i zi pa bërë zullume deri ditën e fundit të jetës, zoti ta shpërbleft aty ku të dhemb më shumë që nuk i len shqiptarët të jetojnë të qetë.

Shto koment

Denonco